BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Kultura

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me sallë studimi në Kosovë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me sallë studimi në

Fondi i dokumentacionit në arkivin e Tiranës me historinë shqiptare do të jetë i qasshëm në mënyrë online për të interesuarit edhe në Prishtinë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës. Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hapi sallë studimi në Kosovë. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të konsultuar dhe shfrytëzuar dokumente që ruhen në Arkivin Qëndor Shtetëror, prej kësaj fillim jave, do të ketë mundësi të aksesojë dokumentet prej Prishtinës, njësoj sikur të ishte në Tiranë. Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e unifikimit kulturor të shqiptarëve, larg folklorizmave e përmes integrimit institucional. “Kur vjen fjala për historinë ne jemi një, një histori kemi të përbashkët, aq më tepër që dokumentacioni deri në vitin ‘45 nuk gjendet në arkivin e Kosovës, mbi Kosovën, gjendet në arkivin shtetëror në Shqipëri. Në këtë kuptim mesazhi i parë që dua të jap është ky, ne kemi mundësinë që të unifikojmë, larg nacionalizmave dhe folklorizmave dhe larg gjithë formave të tjera ashtu siç duhet të bëjnë institucionet serioze, duke hapur një kënd arkivor në rastin konkret të Arkivit Shqiptar në Republikën e Kosovës”, tha ai. Bedri Zyberaj, kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës theksoi se duke e hapur këndin po arrihet njësimi i shërbimeve, që arkivat u ofrojnë në këtë rast hulumtuesve dhe studiuesve. “Ne po u krijojmë mundësi që ata të kursejnë kohë, të kursejnë mjete dhe për shkak se dy arkivat tona ua kanë sjellë studiuesve, e sidomos hulumtuesve nga Kosova, më afër shërbimin”, tha ai. Procedura e regjistrimit në sallën e studimit në ato qytete ku janë hapur, mund të kryhet edhe nga kompjuteri personal, jashtë sallës në adresën: katalogu.arkivat.gov.al. Pas aprovimit që kryhet brenda 1 dite pune, aplikanti përmes postës elektronike do të pajiset me një fjalëkalim për të hyrë në Këndin Arkivor në qytetin e tij. Pas kryerjes së regjistrimit, studiuesi apo qytetari mund të porosisë nga kompjuterat e sallës dosjet apo dokumentet që i nevojiten. Dosjet e porositura do t’i shërbehen në ditën e përzgjedhur prej tij në sistem dhe do t’i ketë në dispozicion për 5 ditë pune, ditë gjatë të cilave mund të punojë me to.