BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Drejtues të muzeve bëhen bashkë për projektet dhe trashëgiminë kulturore 

Drejtues të muzeve bëhen bashkë për projektet dhe

Vështirësitë e kësaj kohe dhe bashkëpunimi për projektet të përbashkëta ishin në qendër të video-takimit, që u zhvillua mes drejtorëve të muzeve në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të kësaj dite organizoi video-takimin mes drejtuesve të muzeve vendas dhe të rajonit, për të folur rreth eksperiencave të këtyre institucioneve mbi funksionimin e muzeve dhe mbi përfshirjen e komunitetit e publikut në aktivitete të ndryshme. Në këtë aktivitet morën pjesë dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, z. Ajet Leci, drejtor i Muzeu Kombëtar të Kosovës, prof. ass. dr. Arsim Sinani, Instituti për Studime Sociale e Humanistike (ISSh) i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, znj. Etleva Demollari, drejtore e muzeut kombëtar "Shtëpia me Gjethe", znj. Fjoralba Prifti, drejtore e Muzeut të Artit Mesjetar, Korçë, z. Agron Polovina, drejtor i muzeut “Onufri” Berat, dhe z. Mehdi Hafizi, drejtor i muzeut kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi hapi takimin, ku u shpreh se vështirësitë kalohen dhe me anë të bashkëpunimeve. “Kjo është një ditë festive për të gjithë ne që punojmë në muze. E sotmja na gjen në një situatë të vështirë pandemie, por së bashku mund të kalohet lehtësisht me anë të bashkëpunimit të ndërsjelltë. Ju falenderoj përzemërsisht për mundësinë e kësaj iniciative për të diskutuar tematikat e ditës së sotme", pohoi ai gjatë këtij video-takimi. Ajet Leci, drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës, u shpreh se ky institucion edhe në këtë kohë ka organizuar aktivitete të ndryshme dhe vëmendja është dhe për vizitorët në muze. “Sfida qëndron për çdo vizitor, i cili tashmë duhet të përballet me rregulla të cilat nuk egzistonin më parë”, tha ai. I pranishëm në video-takim, Arsim Sinani tha se tek çështjet e muzeve dhe të bashkëpunimit, në aksin Prishtinë-Tiranë-Korçë-Manastir-Vlorë është vënë re një dëshirë e madhe për bashkëpunim. “Muzeu Historik Kombëtar po e shtyn përpara muzeologjinë dhe ky është një lajm mjaft pozitiv dhe inkurajues. Duhen projekte të përbashkëta që ta ruajnë trashëgiminë tonë kulturore akoma më tej. Kultura është një vlerë e përbashkët që na bashkon ne shqiptarëve, ndaj kërkohet më tepër bashkëpunim mes njëri tjetrit", u shpreh Sinani. Drejtor i muzeut “Onufri” Agron Polovina ndër të tjera theksoi se organizimi i kësaj tryeze informimi dhe komunikimi është me shumë rëndësi për fluksin turistik brenda vendit. “Duhet të jemi shumë aktiv gjatë kësaj situate, që jo vetëm të hapemi, por edhe të kemi audiencë maksimale”, u shpreh Polovina.