BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Drejtues të organizatave dhe kuratorë: Një gjendje anormale për artin bashkëkohor, Ministria e Kulturës pa program mbështetës

Drejtues të organizatave dhe kuratorë: Një gjendje anormale

Organizata, që kanë aktivitetin me artin bashkëkohor nuk gjejnë mbështetje nga Ministria e Kulturës. Kur jemi në muajt e fundit të këtij viti, që ka qenë mes shumë vështirësive dhe për shkak të situatës me pandeminë, ka munguar mbështetja financiare që duhej të ishte nga Ministria e Kulturës për artin bashkëkohor, ku këtë vit dhe për çmimin “Ardhje” nuk pati financim. Çmimi “Ardhje” në vendin tonë që organizohet nga “Zeta” qendra për art bashkëkohor nga Ministria e Kulturës nuk u mbështet dhe drejtuesja e qendrës Valentina Koça thotë 2020 ka qenë një vit mjaft i vështirë deri tani për jetën artistike në vend, ku pjesë e saj janë dhe aktivitetet që zhvillohen në fushën e artit bashkëkohor. Në reagimin e saj Koça thotë se nuk është një situatë e lehtë kjo kohë, por Ministria e Kulturës duhet të kishte politika për të ndihmuar artin bashkëkohor. “Ne si institucione të promovimit të artit bashkëkohor nuk kemi pasur projekt në Ministri të Kulturës këtë vit. Nuk mund të flas për të tjerët, por normalisht ka qenë një vit i vështirë sepse të mbyllesh në karantinë e gjendje e jashtëzakonshme dihen pasojat. Nuk është e lehtë kjo situatë, dhe mos kesh edhe fonde vështirësitë janë. U bëmë si lypsarë, duke thënë na ndihmoni, na ndihmoni. Ne bëjmë një punë për të cilën duhet të jetë një buxhet. Këtë vit aplikuam në Ministri të Kulturës për çmimin “Ardhje” pikërisht për këtë gjë që po bëhet ndërkohë, dhe nuk morëm mbështetje edhe pse është i vetmi çmim për artistët e rinj deri në moshën 35 vjeç në vend”, thotë drejtuesja Valentina Koça.

Politikat në ndihmë

Një vit i vështirë për drejtues të aktiviteteve dhe artistë të artit bashkëkohor në vend, ku të lënë pa ndihmë nga ministria, ata shprehen se me shumë vështirësi kanë mundur të sigurojnë mbështetje në të tjerë. Drejtuese e qendrës “Zeta” në Tiranë, Valentina Koça thotë më tej se problemi qëndron tek politikat e munguar për mbështetje në artin bashkëkohor. “Jemi munduar të gjejmë ndihmë në vende të tjera. Mbase kështu funksionojnë institucionet private, duke kërkuar fonde, duke aplikuar, etj, por problemi tek ne qëndron sepse këtu nuk ka as një opsion për të gjetur fonde dhe kjo e vështirëson punën tonë. Kjo nuk bëhet duke thënë e dhanë sot buxhetin apo se dhanë, por janë gjëra që bëhen me politika”, thotë ajo. Me një qëndrim shumë kritik është dhe Andi Tepelena kurator. Sipas tij, për artin bashkëkohor në vend deri tani ka pasur injorim nga Ministria e Kulturës. “Ky vit ka qenë jo sfidë, por një gjendje anormale. Nuk ka pasur mbështetje nga Ministria e Kulturës për artin bashkëkohor në vend. Një vit i vështirë, por nga Ministria e Kulturës nuk pati këtë vit asnjë lloj programi mbështetës për artin bashkëkohor, zero fare. Kjo është thjesht për ta injoruar, për ta pushuar si skenë të pavarur kulturore”, thotë mes të tjerave Andi Tepelena, kurator arti. Pas shqyrtimit të 148 projekt-propozimeve që iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Kulturës në muajt e parë të këtij viti, kolegjiumi shpalli listën me 43 prej tyre, që kaluan në fazën e dytë të shqyrtimit. Por për drejtues të aktiviteteve të ndryshme, kjo që bëri ministria këtë vit solli një asfiksim të organizatave, që kanë në fokus aktivitetin me artin bashkëkohor. Në fazën e parë mes disa organizatave edhe “Zeta” nuk u përzgjodh për në fazën e dytë, e cila më pas nuk vijoi për shkak të pandemisë. Gjatë kësaj kohe dhe drejtues të tjerë të aktiviteteve apo dhe artistë të skenës së pavarur janë shprehur me kritika për çfarë është bërë këtë vit në ndihmë të tyre.