BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Driada Dervishi: “Historia e një ushtari”, ku fjala, muzika dhe vallëzimi shkrihen me njëra-tjetrën

Driada Dervishi: “Historia e një ushtari”, ku fjala, muzika dhe

“Historia e një ushtari” titullohet vepra, që regjisorja Driada Dervishi ka punuar për ta sjellë në teatër. Me një aktivitet të vlerësuar në skena të ndryshme teatrore, në planet e regjisores është dhe kjo shfaqje. Vepra teatrore ishte bërë me dije si premierë e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, por sipas regjisores me pezullimin e aktiviteteve për shkak të situatës që po kalon vendi  kjo pjesë pritet të jetë në skenë në një tjetër moment. Kjo është dhe premiera  e parë për këtë vit e regjisores Dervishi, e cila shprehet se është një pjesë teatrale, që sjell një muzikë të pakrahasueshme nga kompozitori gjeni Igor Stravinsky, ndërkohë që teksti është një parabolë “faustiane” nga Charles. F. Ramuz. “Të dy këto elementë më "joshën" për të sjellë një shfaqje disi ndryshe, një shfaqje ku fjala, muzika dhe vallëzimi shkrihen me njëra -tjetrën”, thotë regjisorja. Për herë të parë kemi një bashkëpunim të regjisores Driada Dervishi me dirigjentin e talentuar Gridi Kraja, ndërsa violinisti që zë një vend mjaft të rëndësishëm në këtë vepër është Fatos Bardulla. Shtatë instrumentistë do të performojnë live përkrah tre aktorëve dhe një balerine nën koreografinë e Elton Cefës. Në rolet e veprës Dervishi këtë herë sjell aktoren e njohur Yllka Mujo, Amos Zaharia dhe aktorin Ermir Jonka në rolin e ushtarit. Në materialin shpjegues të veprës, thuhet se edhe pse e shkruar 101 vite më parë “Historia e një ushtari” tingëllon po aq aktuale e moderne edhe sot. Në qendër është konflikti ndërmjet dëshirës për para e pushtet dhe shpirtit, konflikt ky ekzistencial, pasi të gjithë e dimë që nuk mund të kesh edhe shpirtin edhe pushtetin. Duhet të zgjedhësh, o njërin ose tjetrin! Për ata që pa shpirtin nuk jetojnë dot, të gjithë paratë e botës nuk arrijnë të mbushin boshllëkun, që krijohet nga mungesa e dashurisë. Regjisorja Dervishi ka zhvilluar provat më herët me aktorët për ta sjellë këtë premierë në teatrin "Aleksandër Moisiu", por sipas saj kjo vepër është një risi në skenën tonë. “Kjo shfaqje vjen si një risi jo vetëm në planin teatral, por edhe atë muzikor, duke pasur parasysh që dhe pse vihet vazhdimisht në skena të ndryshme të botës, në Shqipëri vjen për herë të parë në një produksion të gjithin shqiptar”, shprehet regjisorja. Igor Stravinsky është një nga kompozitorët më me influencë të shekullit XX-të, i cili fitoi famë botërore me tre pjesët për balet: "Zogu i zjarrtë" , "Petrushka" dhe " Riti i pranverës", ndërkohë që shkruan dhe një pjesë teatrale, që mund të shënohet si pjesa e parë e teatrit modern. Me 3 aktorë, 7 muzikantë dhe 1 balerinë, Stravinsky duke u bazuar mbi një përrallë ruse, ndërton së bashku me Ramuz, "Historinë e ushtarit”

Aktorët në vepër

Aktorja Yllka Mujo rikthehet në një bashkëpunim të ri me teatrin "Aleksandër Moisiu" pas 15 vitesh pikërisht me rolin e tregimtares në pjesën teatrale " Historia e një ushtari”, një nga kryeveprat e Igor Stravinskyt. Mujo, kjo mjeshtre e madhe skenës që numëron mbi 100 role, ngjitet në skenë në moshën 8-vjeçare e në film vetëm 15 vjeç e gjysmë. Me aktivitetin e saj aktorja është e vlerësuar jo vetëm në skenat teatrore, por dhe në kinemanë shqiptare. Rolet e saj flasin për një profil tejet të veçantë artistik ku evidentohet plastika e saj e zhdërvjellët, energjike, shpërthyese. Trajtimi i zgjuar i çdo roli, qofshin këto dramë apo komedi, në teatër apo në film, me një profesionalizëm që vërehet sa tek personazhet me mbartje psikologjike e përjetime të brendshme, tek personazhet komike, deri tek tragjikomikë e groteskë. Aktori Amos Muji Zaharia pas suksesit me rolin e Hlestakovit në komedinë "Revizori" rivjen në një bashkëpunim të ri me regjisoren Driada Dervishi, këtë herë me një rol krejt të veçantë. Amos Muji Zaharia numëron më shumë se 20 role në teatër e 12 role në filma. Ermir Jonka është një aktor i ri, por mjaft i talentuar, i cili përpara tre vitesh diplomohet në Fakultetin e Artit Skenik në Universitetin e Arteve, nën udhëheqjen aktorit e pedagogut të madh Timo Flloko. Që nga ai moment Ermir Jonka është mjaft aktiv në teatër ku merr pjesë në produksione mjaft të suksesshme apo dhe në filma.