BREAKING NEWS

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit në 2015 kur Bill Gates paralajmëroi rrezikun nga virusi

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit
x

Kultura

DRTK Berat propozon për monument kulture të kategorisë së parë kishën e Shën Nikollës

DRTK Berat propozon për monument kulture të kategorisë së

Propozimi nga ana e Drejtoria Rajonale të Trashëgimisë Kulturore - Berat për shpalljen e kishës së Shën Nikollës në fshatin Paftal, monument kulture kategori e parë, pasoi me vizitën në terren me kolegët e Institutit të Trashëgimisë Kulturore - Tiranë. Në materialin e publikuar në faqen e DRTK Berat thuhet se grupi i specialistëve vlerësoi kompozimin arkitektonik, tipologjinë e objektit si një bazilikë tre - nefëshe me tavan të rrafshët, përmasat e saj, detajet arkitektonike, detajet e gdhendjes së gurit në pjesën e jashtme të absidës. Sipas DRKT, grupi i specialistëve po ashtu vlerësoi dhe mbishkrimet në qemerët e portave të punuara me gur ranor, gjinekonitin me dyshemenë origjinale me dru lisi e të mbërthyer me gozhdë kovaçi, pjesën e hajatit të punuar me gurë gëlqerorë të skalitur dhe këmbanoren e cila për nga forma, eleganca dhe mënyra e punimit ka një lloj ngjashmërie me atë të Manastirit të Shën Mërisë së Apollonisë. “Pas hartimit të dokumentit tekniko - ligjor së shpejti do të merret vendimi për shpalljen në mbrojtje paraprake dhe më pas përfshirjen në listën e monumenteve të administruara nga DRTK - Berat duke bashkëlidhur edhe zonën e mbrojtur përreth monumentit”, shprehet DRTK Berat. Kjo kishë daton në vitin 1875 ( sipas edhe mbishkrimeve ) por kjo datë mund ti përkasë rindërtimit pasi ekzistojnë të dhëna të botuara apo të dhëna nga tradita gojore të banorëve të zonës, ku thuhet se është ndërtuar mbi një kishë më të hershme. Monumenti i atribuohet punës së kryemjeshtrit usta Veliko nga Opari i Korçës. Në materialin e publikuar nga DRTK Berat, në ditët e sotme kjo kishë prezantohet si një nga objektet e kultit me vlera të rëndësishme historike -arkitektonike dhe për nga pozicioni gjeografik i vendndodhjes së saj ajo është një vlerë e shtuar si për turizmin kulturor në qarkun e Beratit, ashtu edhe një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për besimtarët. Berati është i njohur për objekte e kultit. Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si: teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e Plumbit, Xhamia e Hysen Pashës, Xhamia e mbretit, Xhamia e Telelkave, Xhamia e Kuqe Xhamia e Bardhë etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare.