BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Sport

"Duhet të rritet, ka ende rrugë përpara", zëvendësi i Rejës i fryn “zjarrit” me Brojën

"Duhet të rritet, ka ende rrugë përpara",

Trajneri Edi Reja është konfirmuar në krye të ekipit përfaqësues dhe këtë e deklaroi vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Pra Reja e vijon punën, duke marrë miratimin e Dukës, por një situatë e sikletshme është krijuar brenda grupit me sulmuesin Armando Broja. Djaloshi i dalë nga akademia e Çelsit dhe i huazuar tek Sauthemptoni ishte vendimtar të paktën në 6 pikët që i morëm Hungarisë në grup (të dyja ndeshjet përfunduan 1-0 për kuqezinjtë). Meritë krejtësisht personale e Brojës, por trajneri e fuste vetëm pak minuta në fushë dhe djaloshi erdhi momenti që e shprehu pakënaqësinë. Tekniku u përpoq të siguronte median se lojtari ishte i dëmtuar, por e nxori zbuluar tekniku i Sauthemptonit që e grumbulloi direkt për ndeshjen e radhës në Premier League. Thënë ndryshe, midis trajnerit Edi Reja dhe sulmuesit Armando Broja ka një mospajtim, një përplasje, një mosmarrëveshje, ndryshe nuk kuptohet dot që lojtari ndenji në dy ndeshjet e fundit në tribuna, kur i gjithë publiku shqiptar e donte në fushën e lojës. Çuditërisht, në linjën e Rejës qëndroi dje edhe zëvendësi i tij, ai që merret me analizat specifike në Kombëtare, Serxhio Porrini, i cili theksoi se Broja duhet të rritet fillimisht, të marrë minuta e vëmendje në skuadrën e tij e pastaj të pretendojë edhe në përfaqësuese ku dëshiron të jetë lojtar i rëndësishëm. “Është në pronësi të Çelsit ndërsa tashmë luan si i huazuar te Southampton, emri i tij është në gojën e të gjithëve. Ka shënuar gola fantastikë. Te karakteristikat e tij, hyn shpejtësia në duelet një kundër një dhe fakti që e njeh e mirë portën. Duhet të fillojë të piqet dhe të bëjë një jetë prej profesionisti sepse nuk arritur ende asgjë. Ka nevojë për kohë, ne po punojmë për të dhe me të në mënyrë që të bëhet një lojtar i rëndësishëm dhe të mos humbasë me kohën”, theksoi Porrini. Në fakt, duke mbajtur ison e Rejës në raportin me Brojën, duket se stafi kërkon ta amortizojë lojtarin që me heshtjen e tij dhe pozitat që ka marrë është pozicionuar kundër Rejës. Por gjithsesi, Broja mbetet lojtar profesionist dhe pavarësisht se është i ri, ai do të jetë armë e fortë e Shqipërisë në eliminatoret e ardhshme.

Eliminatoret e Botërorit, Porrini sheh “arritje të mëdha”

Ndihmësi i Edi Rejës në Kombëtaren kuqezi, Serxhio Porrini, në intervistën e dhënë për sajtin e specializuar italian “tuttomercatoëeb.com” ku përveç se ka analizuar ecurinë e javës së fundit të Serie A ka analizuar edhe gjendjen e skuadrave kryesuese në tërësi ndërkohë që është ndalur të flasë edhe për rrugëtimin e kombëtares shqiptare në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Ai e vlerëson lart ecurinë e përfaqësueses së Shqipërisë. “Në momentin e hedhjes së shortit menduam që ishte një nga grupet më të vështira të mundshme. Ta luanim ashtu siç bëmë ne, duke i humbur shanset tona, vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes ndaj Polonisë në shtëpi, të lë pak të zhgënjyer. Ndoshta po shkonim edhe përtej pritshmërive, për t’i dhuruar një kënaqësi të madhe një kombi të tërë që ëndërronte pjesëmarrjen në “play-off”, por edhe për vetë ne si staf dhe futbollistët. Gjithsesi, ndihemi krenarë për përmirësimin që ka patur skuadra duke shpresuar deri në fund”, nënvizoi Porrini.