Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Duke pikturuar filmin”, me punime nga krijimtaria 50 vjeçare e piktorit Shyqyri Sako

Postuar: 21/07/2019 - 07:52

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” vjen me vepra të piktorit Shyqyri Sako. Me një aktivitet të vlerësuar ndër vite me krijimtarinë e tij, këtë herë ekspozita e artistit të njohur u çel në COD me rreth 85 punime të përzgjedhura nga karriera mbi 50-vjeçare. Në ekspozitën “Duke pikturuar filmin” janë pllakate origjinale filmi, skica, vizatime, portrete, eksterierë, interierë dhe piktura. Kolegë dhe miq të autorit, dashamirës të artit dhe kinematografisë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, duke vlerësuar krijimtarinë e piktorit të filmit Shyqyri Sako “Artist i Merituar”. Regjisori Kujtim Gjonaj shprehet se Shyqyri Sako, është ndër piktorët më të mirë të filmit shqiptar në vendin tonë. Regjisori Gjonaj tregon se me punën e tij ndër vite, piktori ka qenë dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt me regjisorin e filmit që punonte. “Shyqyri Sako mund të them se është një ndër piktorët më të mirë të filmit shqiptar ndër vite. Artist i shquar dhe një njeri i mrekullueshëm. Në atë ekspozitë është historia dhe dokumentimi i filmit shqiptar, që nga viti 1962 e deri vonë. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të regjisorit. Bashkë me regjisorin zgjedh vendet e xhirimit, harton dhe vizaton interier dhe eksterieret”, shprehet regjisori Kujtim Gjonaj për piktorin e filmit shqiptar Shyqyr Sako. Duke folur për punën e artistit të njohur, regjisori Gjonaj shton se pa një piktor filmi të mirë nuk realizohet një vepër e mirë. “Në mënyrë figurative Shyqyri Sako është i dashuruari përjetësisht me artin e filmit”, pohon regjisori Kujtim Gjonaj, i cili ishte i pranishëm në ekspozitën që u hap në COD me krijimtarinë e piktorit të filmit. Në ekspozitën “Duke pikturuar filmin” pllakatet e filmave (posterat), që të gjitha janë prodhime origjinale, që u përkasin viteve kur filmat kanë dalë për herë të parë në kinema, ndërsa disa nga vizatimet dhe pikturat që i shoqërojnë ose janë kryesisht frymëzime nga filmat ose janë reflektime të më pasme mbi ta, dhe rrallë, për të mos thënë asnjëherë, nuk janë shfaqur më parë. Për herë të parë ekspozohet edhe seria e fundit e pllakateve të ripikturuar nga Sako në vitet 2018-2019, si reflektime nostalgjik që risjellin me shumë kujdes dhe durim momente interesante nga disa filma.

 Puna e artistit

Ekspozita gjithashtu reflekton krijimtarinë e tij në një kolazh me pjesë të përzgjedhura nga filma të njohur shqiptar, siç janë: “Toka e jonë” (1964), “Horizonte të hapura” (1968), “Njësiti Gueril” (1969), “Kapedani” (1972), “Rrugë të bardha” (1974), “Dimri i fundit” (1976), “Tomka dheshokët e tij” (1977), “Mësonjëtorja” (1979), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Shpella e piratëve” (1990), “Përdhunuesit” (1994) etj. Ekspozita e hapur në COD te kryeministria do të qëndrojë për publikun deri në datën 31 gusht. Kjo ekspozitë e veçantë, e cila sjell një paraqitje të plotë mbi punën e artistit, si piktori i parë profesionist i filmit shqiptar, u mbështet edhe nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (AQSHF). Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Mësimet e para për vizatim i mori në “Shtëpinë e Pionierit” në Korçë nga piktori Guri Madhi dhe në “Shtëpinë e Kulturës” nga Vangjush Mio. Në vitet 1951-1955 kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”. Më 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë, ku studio tre vite. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sako kthehet në Tiranë dhe diplomohet në vitin 1962 si piktor filmi në Institutin e Lartë të Arteve. Gjatë periudhës 1962-1997 punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” duke realizuar skenografi, kostume dhe pllakate të filmave shqiptarë. Si piktor kostumesh dhe më pas si piktor i rreth 40 filmave artistikë ai ka dhënë një kontribut të çmuar në historinë e kinematografisë shqiptare. Shyqyri Sako, mund të konsiderohet si një ndër artistët që hodhi themelet duke krijuar fizionominë e dekorit në filmin shqiptar.

 Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 08:23

Restaurimi i një objekti për të është një formulë kimie ose fizike. Me orë të tëra për të kërkuar një zgjidhje, e cila mes shumë alternativash duhet të jetë e duhura, përndryshe dëmi do të jetë i pakthyeshëm.

Postuar: 24/08/2019 - 07:59

Filmi “The Van” po garon me 14 filma të tjerë për të fituar “Zemrën e Sarajevës

Postuar: 24/08/2019 - 07:57

Arkeologjia shqiptare është vënë në “lupën” e francezëve dhe italianëve.

Postuar: 23/08/2019 - 07:57

Që kur ka nisur diskutimi për teatrin e ri, kam pasur rastin të takoj shumë nga miqtë e mi aktorë

Postuar: 23/08/2019 - 07:55

Biseda e parë në Art House School do të bëhet me artistët Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita.

Postuar: 23/08/2019 - 07:54

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është në garën kryesore të Festivalit

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Di