BREAKING NEWS

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në
x
BREAKING NEWS

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për
x
BREAKING NEWS

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në
x
BREAKING NEWS

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x
BREAKING NEWS

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet
x
BREAKING NEWS

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po
x
BREAKING NEWS

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë,
x

Kultura

“Duke pritur Gobon” në programin e Teatrit Kombëtar, një komedi satirike, një fiksion mbi procesin e gjatë dhe plot peripeci të integrimit të Shqipërisë në BE

“Duke pritur Gobon” në programin e Teatrit Kombëtar,

Komedia satirike “Duke pritur Gobon”, një vepër e autorit Armand Bora ishte pjesë e programit artistik të Teatrit Kombëtar. Aktorët Helidon Fino, Lulzim Zeqja, Indrit Çobani, Genti Deçka, Donald Shehu dhe Ina Gjonçi drejtuar nga autori dhe regjisori Armand Bora bënë leximin artistik të kësaj vepre, pjesë e programit artistik online që po zhvillon këto ditë Teatri Kombëtar. Vepër teatrore e edicionit të katërt të “Netëve të leximit të dramës shqipe” në Teatrin Kombëtar, regjisori Armand Bora shprehet dhe për vënien e saj në skenën teatrore. Si autor ai thotë se një variant i saj është shkruar disa vite më parë. “Veprën e kam shkruar si variant të parë në titullin “Eksperimenti AL 45” në vitin 2004. Në një projekt të Ministrisë së Kulturës për veprat e reja skenike. Planet janë për ta vënë në skenë në pranverë po të jemi hapur”, thotë autori dhe regjisori Armand Bora, një nga emrat e vlerësuar me aktivitetin e tij artistik në skenat tona teatrore. Kjo vepër me lexim artistik ishte pjesë e aktiviteteve, që po vijon teatri online dhe që nisën më datë 21 janar. Teatri para disa ditësh u shpreh se fundjavën që lamë pas aktivitetet do të ishin online. “Të dashur miq, ndërkohë që shfaqjet tona janë shtyrë për një periudhë më të përshtatshme, për shkak të rasteve të evidentuara dhe të dyshuara me Covid-19, Teatri Kombëtar do të zhvillojë aktivitetet artistike online në faqen e tij zyrtare në Facebook”, bënte me dije Teatri Kombëtar. Por me një tjetër njoftim në ditët më pas TK bëri me dije se këtë fundjavë do të rikthehet në skenë me “Coriolanus”.

 Rreth veprës

Personazhi i quajtur AL 45 është bërë objekt i një eksperimenti social. Prej ditës që ka lindur, ai është izoluar nga të gjitha kontaktet dhe komunikimet sociale. Edhe pse në izolim të plotë ai ka mundur të mbijetojë duke e kaluar me sukses fazën e parë të eksperimentit. Si autor Armand Bora shprehet në sinopsin e shkruar prej tij se ngjarjet e komedisë fillojnë në ditën kur AL 45 ka hyrë në fazën e dytë të eksperimentit, që është procesi i aftësimit dhe përgatitjes së tij për integrim social. ““Duke pritur Gobon” është një komedi satirike, një fiksion mbi procesin e gjatë dhe plot peripeci të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. E shndërruar në një metaforë dhe përmes simbolikave, lehtësisht të kuptueshme, i gjithë ky proces është sjellë përmes historisë së një personazhi, AL 45”, shprehet autori dhe regjisori Armand Bora. Si autor dhe regjisor Armand Bora në vitin që lamë pas solli për publikun në skenë veprën teatrore "Domino në Burgator". Kjo ishte vepra e parë në sezonin artistik që nisi në shtator 2021 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shkruar dhe me regji nga Armand Bora erdhi me interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit.