Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Durrës, drejt përfundimit faza e parë e ndërhyrjeve në kullën C  

Durrës, drejt përfundimit faza e parë e ndërhyrjeve në

 Faza e parë e ndërhyrjeve në Kullën C në Durrës është drejt përfundimit. CHwB Albania shprehet se prej disa kohësh është bërë një punë e lodhshme, por që tashmë ndërhyrjet në fazën e parë janë drejt përfundimit. “Në Durrës po shkëlqen dielli! Pas disa muajsh pune të lodhshme, jemi shumë të lumtur të themi se faza e parë e ndërhyrjeve në Kullën C, dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019, është drejt përfundimit”, shkruan CHwB Albania. Më tej CHwB Albania vijon se janë përdorur struktura, duke e bërë zonën përreth kullës të sigurt, me ndërhyrjet që janë bërë. “Një strukturë metalike pajantuese e përkohshme po ngrihet, duke e bërë kullën dhe zonën përreth të sigurt. Kështu, mund të presë përfundimin e projektit të konservimit, që do e bëjë të lartësojë në të ardhmen, ashtu si ka qëndruar dhe në të shkuarën”, shprehet për punimet që po bëhen organizata CHwB Albania. Në Kullën C, një nga kullat fortifikuese të kalasë së Durrësit, puna për pastrimin e saj pas dëmtimit të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit filloi, që në muajin maj. Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer, që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273. Muret mesjetare aktualisht rreth 4,6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala. Lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, të cilat datojnë prej shekujsh, ku mes tyre u dëmtua dhe Kulla C në Durrës. Ky projekt mbështetet nga ambasada e Suedisë në Tiranë në partneritet me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Në qershor ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi nga afër punimet për restaurimin e kullës. “Rehabilitimi i kullës u bë i mundur nga një financim i qeverisë suedeze, që na ndihmoi në ditë të vështira. Bashkë me profesorët e nderuar Pirro Thomo e Gjerak Karaiskaj ishim sot pranë objektit, ku qytetërime, ngjarje historike e fatkeqësi natyrore kanë lënë gjurmët e tyre”, u shpreh Margariti.