
Do ti bashkohet PS pas distancimit nga PD-ja? Mjeku Halim Kosova reagon për herë të parë

Durrës, prezantohen zbulime nënujore në ujërat shqiptare

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Qershor 2019

Në ambientet e Portit të Durrësit në prani të trupit diplomatik në vendin tonë u prezantuan kërkimet nënujore në ujërat shqiptare nga dy prej institucioneve më të rëndësishme botërore në këtë fushë, RPM Nautical Foundation dhe INA Instituti Naval i Arkeologjisë në Universitetin e Teksasit. Në prani të trupit diplomatik në vendin tonë, specialistët folën mbi rëndësinë e këtyre kërkimeve. Këto dy institucione amerikane, lidere në teknologjinë e kërkimeve nënujore janë prezent edhe në detin shqiptar prej 12 vitesh, duke krijuar hartat shkencore nënujore. Prezantimi u hap nga kryetari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për pasuritë nën ujore botërore, Auron Tare. Në fjalën e tij ai bëri një historik të shkurtër të kërkimeve detare në Shqipëri, duke përmendur në veçanti përpjekjet e arkeologëve shqiptar Mokom Zeqo dhe Neritan Ceka, në kërkimet e tyre nën ujore si dhe krijimin e të parit batiskaf në vitet 70 si një përpjekje për të eksploruar historinë e brigjeve shqiptare. Anija “Herkules”, e cila me teknologjinë e saj të sofistikuar ka skanuar një të tretën e territorit shqiptar, duke krijuar hartat tredimensionale të fund detit ka zbuluar mbi 41 relike historike, duke filluar nga shek VI para Krishtit e deri në bashin e anijes britanike “Volage”, e cila hapi siparin e historisë së famshme të Incidentit të Kanalit të Korfuzit. Mbi këto zbulime foli Kryetari i RPM Nautical Foundation James Goold një prej figurave kryesore ndërkombëtare në fushën e të drejtës ndërkombëtarë detare, duke theksuar rëndësinë e madhe që kanë këto zbulime jo vetëm për historinë detare të Shqipërisë por në kontekstin mesdhetar. Në veçanti James Goold ripërsëriti faktin se në Incidentin e Kanalit të Korfuzit, Shqipëria është e pa fajshme pasi zbulimet e kryera nga ekspedita amerikane tregojnë qartë se anijet britanike nuk kanë qenë në kursin e deklarua,r por kanë shkelur sovranitetin e ujërave shqiptare, duke e bërë këtë incident një provokim ushtarak dhe jo një kalim paqësor. Anija “Herkules”, e cila ka qëndruar për disa ditë në Portin e Durrësit për të ndihmuar autoritete shqiptare në skanimin e portit do të vazhdojë kërkimet e saja, duke sjellë të reja shkencore nga fundi i detit dhe për të hedhur dritë në rëndësinë e madhe, që kanë zbulimet detare jo vetëm për historinë, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor përgjatë brigjeve tona.
Më të lexuarat


“Rinia tok në valle”, qëllimi jo vetëm njohjen e kulturës materiale, por edhe shpirtërore

ASH: Xhevahir Spahiu në 76 vjetor, një nga poetët më të mëdhenj të vendit

Teatrot pa aktivitet artistik, aktorët: Kemi mall për skenën, nuk është normale kjo gjendje

Kujtim Gjonaj ndahet nga jeta, kinematografia humb një nga regjisorët e vlerësuar

Teatri Metropol me “Ëndrra e një nate vere”, një nga komeditë më të hershme të Shekspirit në festivalin “Moisiu On”

Rakip Shabani: GKA nuk duhet të quhet galeri kombëtare por antikombëtare, Ministria e Kulturës nuk po bën sa duhet për artin

Xhamia e Plumbit, Margariti: Shpejt do të kthehemi me ekspertët për punën në terren

Festivali “MetroSounds” nis të dielën, artistë nga Shqipëria dhe Kosova në edicionin e tretë

"Shtatë shenjtorët" pas ndërhyrjes restauruese i shpëtojnë shkatërrimit

Mblidhet këshilli shkencor i QBAE: Puna për rishikimin e Historisë mund të fillojë së shpejti, Enciklopedia sektori më i vështirë
