Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Durrësi, Margariti: Po hartojmë plane restaurimi dhe rijetëzimi për trashëgiminë

Durrësi, Margariti: Po hartojmë plane restaurimi dhe rijetëzimi

Për trashëgiminë kulturore në Durrës po hartohen plane restaurimi dhe rrjetëzimi, që qyteti të mund të nxjerrë në dritë asetet e tij të jashtëzakonshme. Kjo bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, që zhvilloi dhe një vizitë në këtë qytet. Margariti shprehet se zona e Amfiteatrit të Durrësit është një prej tyre. “Bashke? me plage?t e te?rmetit, se? bashku me Bashkinë Durrës do te? she?rojme? edhe disa plage? te? qytetit. Paralelisht me planet e rindërtimit te? banesave te? de?mtuara, po hartojmë plane restaurimi dhe rijetëzimi pe?r trashe?gimine? kulturore, qe? Durrësi te? mund te? nxjerre? ne? drite? asetet e tij te? jashtëzakonshme turistike dhe ekonomike. Zona e Amfiteatrit e?shte? një prej tyre. Synimi ynë e?shte? qe? ke?te? perle?, ende te? fshehur, ta pe?rfshijme? ne? liste?n e trashe?gimise? bote?rore, ne?n mbrojtjen e UNESCO-s”, shprehet ministrja Margariti në një status të saj në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe foto gjatë kësaj vizite në Durrës. Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja.