Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dy kostume tradicionale të Strugës, në koleksionin e MHK

Postuar: 16/08/2018 - 07:37

Dy kostume tradicionale nga zona e Strugës janë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Historik Kombëtar. Kostumet u dhuruan nga shkrimtarja dhe poetja me origjinë nga Struga, por që tashmë jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sadije Veseli. Në një takim, të zhvilluar me drejtorin e MHK dr. Dorian Koçi, znj. Veseli shprehu dëshirën për të dhuruar dy kostume tradicionale nga zona e Strugës për koleksionin etnografik të Muzeut Historik Kombëtar, që iu shtuan trashëgimisë sonë kombëtare. “Konstatoj me kënaqësi që çdo ditë e më tepër diaspora shqiptare e konsideron Muzeun Historik Kombëtar si Shtëpinë e vet të Madhe” u shpreh drejtori dr. Dorian Koçi. Bëhet fjalë për dy veshje tradicionale, ku kostumi i parë vishej përgjithësisht nga mosha e tretë dhe përmban këto pjesë: dimija, brez, peshterka, (përparëse), këmbëza, shami dhe çorape. Ky kostum është i vjetër mbi 100 vjet dhe i gjithi i punuar me dorë në veg. Kostumi i dytë i përket veshjes së nuseve të reja strugane, që daton nga vitet 1980 dhe përmban dimija, brez, këmbëza, këmishë të punuar me grep,shaminë e kokës dhe çorapet. Po ashtu edhe ky kostum është i punuar me dorë në veg. Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Por muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Trashëgimia kulturore materiale dhe jomateriale e Shqipërisë promovohet nëpër stendat e Muzeut Historik Kombëtar. Detyra parësore e muzeut është zhvillimi i rolit edukativ për të tërhequr audiencë të gjerë nga komuniteti vendas si dhe nga turistët e huaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/01/2019 - 07:59

Kompozitori i mirënjohur, prof. Kozma Lara u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare. Homazhet në nder të tij u zhvilluan në Universitetin e Arteve.

Postuar: 20/01/2019 - 07:57

Teatri Metropol ka nisur këtë vit artistik me shfaqjen “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervi

Postuar: 20/01/2019 - 07:56

Viti që ka nisur e gjen aktorin Genci Fuga në punë për një tjetër projekt teatror.

Postuar: 19/01/2019 - 12:11

Një varr bosh gjendet e në oborrin e Ministrisë së Kulturës në Kinostudio.

Postuar: 19/01/2019 - 11:59

Jonida Beqo rikthehet në krye të drejtimit të Qendrës Kulturore Tirana dhe Teatrit të Metropolit

Postuar: 19/01/2019 - 07:42

 Mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës komedia "Boeing Boeing" pret publikun në sall

Postuar: 19/01/2019 - 07:41

 Dy artistët e njohur Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj për publikun u prezantuan me perform