BREAKING NEWS

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon ashpër gjuhën e ministrit serb: Deklarime të tilla shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, është obligim...

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon
x
BREAKING NEWS

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte
x
BREAKING NEWS

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në
x
BREAKING NEWS

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për
x
BREAKING NEWS

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në
x
BREAKING NEWS

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x

Kultura

E drejta autorit, autorë të teksteve dhe muzikës: Po na vjedhin përditë, jemi si para dhjetë vitesh, takimet me ministren për të hequr njërin dhe vënë tjetrin

E drejta autorit, autorë të teksteve dhe muzikës: Po na vjedhin

Një regres me të drejtën e autorit të vend, ku dhe takimet me ministren e Kulturës janë për të hequr njërin dhe vënë tjetrin. Kështu shprehen autorë të teksteve dhe muzikës në këngë këtë muaj të parë të vitit, ku sipas tyre nuk shpresojnë që gjendja të përmirësohet. Sipas tyre për të drejtën e autorit në vend po të ketë vullnet politik gjërat zgjidhen. Autori i mijëra teksteve, poeti i këngëve shqiptare Jorgo Papingji “Mjeshtër i Madh” është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë asaj të lehtë, popullore dhe për fëmijë shprehet se e drejta autorit në vend sapo organizohet prishet. “E drejta autorit ka rreth një vit që nuk është ndjerë fare. Më pas të tjerat lidhen me organizimin e të drejtës së autorit, e cila sa organizohet prishet. Deri më sot nuk di ndonjë që kontrollon të drejtën e autorit. Për derisa nuk ka analiza sistematike të punës së të drejtës autorit, derisa nuk ka bilanc të rregullt e drejta autorit, derisa nuk ka mënyrë ndarje që secili merr kaq para, mund të jenë dhe me kategori e parë apo e dytë, atëherë nuk ka çfarë të mendosh. Ne jemi në pozicionin, që po na dhanë bereqaves. Po nuk na dhanë, nuk na dhanë”, thotë autori. Në tetor të 2020 me ministren e Kulturës Elva Margariti u bë një dëgjesë publike për ndryshimet në ligjin për të drejtën e autorit. Por poeti Jorgo Papingji thotë se ishte për të treguar kush ikën dhe kush vihet. “Takimet me ministren zakonisht bëhen për të treguar, që hiqet njëri dhe vihet tjetri. E drejta autorit ka kaq shumë probleme, por të gjithë autorët nuk ndihen”, thotë ai.

Si para 10 vitesh

Një katrahurë me të drejtën e autorit në fushën e muzikës prej vitesh shprehet dhe kompozitori Miron Kotani. Ai thotë se edhe pse pati një përmirësim disa vite më parë, dy vitet e fundit janë si para dhjetë vitesh. “Në qershor të 2021 unë me babain tim kam marrë 120 mijë lekë të vjetra që ishin për 2020, ndërkohë që një vit më përpara kishim marrë 300 mijë lekë të vjetra, vjen drejt firos. Ndërkohë që tani për 2022 nuk e dimë se çfarë do bëhet, sepse jemi dhe në pandemi. E drejta e autorit pati një përmirësim në vitet 2016-2017 kur ishte miratuar ligji i ri. Kurse nga 2018, 2019, 2020 dhe 2021 ka ardhur në regres, sa këto dy a tre vitet fundit jemi njësoj aty ku kemi qenë para 10 vitesh”, thotë ai. Edhe kompozitori Miron Kotani, i cili ka qenë i pranishëm në takimin që u bë me ministren Margariti në tetor të 2020 shprehet se problemet i ka thënë dhe në atë takim që u bë me autorët. Sipas tij, është çështje e vullnetit politik. “Në 2022 nuk kam shpresa se do të rregullohet. Unë ia kam thënë ministres së Kulturës Elva Margariti kur bëri një takim në muze me autorët, që ashtu si shteti vendosi që të gjithë të paguanin dritat, ashtu të bëhet dhe për të drejtën e autorit. Ata që përdorin muzikën, që e shfrytëzojnë duhet të paguajnë, si për televizionet, radiot, lokale, etj. Po të dojë shteti dhe me vullnet politik kjo punë zgjidhet, por nuk duan ta bëjnë”, thotë Kotani. Në takimin që u bë në tetor të 2020, kompozitorët thanë se Ministria e Kulturës që përfaqëson shtetin ka përgjegjësi për zbatimin e ligjit.