BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

E drejta e autorit, kineastët përballë Margaritit: SUADA krijoi rrëmujë dhe funksioni keq, të rishikohen tarifat në ligj

E drejta e autorit, kineastët përballë Margaritit: SUADA krijoi

Kineastët anëtarë të Forumit për Mbrojtjen e Autorëve të Audiovizualit përkrahin ndryshimet në ligjin për të drejtën e autorit, por sipas tyre deri më tani Sporteli Unik për Administrimin e së Drejtës së Autorit ( SUADA) ka funksionuar keq. Regjisorët e filmave në dëgjesën publike për ndryshimet në ligjin e të drejtës së autorit përballë ministres së Kulturës kërkuan respektim të së drejtës së autorit, rishikim të tarifave në ligj, si dhe prodhimet kinematografike të para ’90 të Kinostudios të mos jenë nën administrim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Në fjalën e saj ministrja Margariti mes të tjerave tha se më së shumë problematikat lidhen me funksionimin e agjencive të administrimit kolektiv. “Për këtë propozojmë që të ndryshohen ose të saktësohen dispozitat që lidhen me përfaqësimin e të drejtave të administrimit kolektiv, shmangien e konfliktit të interesit edhe mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave”, tha Margariti. Regjisori i njohur Saimir Kumbaro, kryetar i FMAA, shprehu kritika për funksionimin e SUADA-s. Sipas tij, që nga koha kur u krijua sporteli unik situata nuk është përmirësuar, dhe më mirë të mos jetë. “SUADA të mos të ekzistojë. Çdo njeri që ka kryesuar tek SUADA e quante veten pronar. Më mirë mos të ekzistojë, pasi ne ishim më mirë kur mblidhnim lekët vetë për përdoruesit e filmave", tha Kumbaro, kryetar i FMMA. Në fund të takimit që u zhvillua regjisori Saimir Kumbaro tha se janë dakord që duhen bërë amendimet ligjore, por sipas tij ministrja e Kulturës nuk ishte dakord që të shkrihej sporteli unik. “E drejta e autorit tek ne është për faqe të zezë. Nuk kanë inspektorë për të marrë masa, AMA po ashtu nuk ka fuqi. Ministrja besoj se do ti marr parasysh disa gjëra, por disa i merr dhe disa jo. Për ne të shkrihet SUADA, këtë ia kërkuan dhe Bujar Kapexhiu, Esat Musliu, etj, por kjo është e vështirë të bëhet. SUADA funksion keq, nuk bëri mirë punët dhe krijoji rrëmujë më tepër. Ne duam që të rishikohen dhe tarifat që janë vendosur për të drejtën e autorit, sepse janë bërë absurde. Ministrja ishte dakord, që do ta rishikojë ndarjen e tarifave”, tha Kumbaro.

Përmirësimi i kuadrit ligjor

I pranishëm në këtë takim që u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar, regjisori i njohur Esat Musliu tha se pas aprovimit të ligjit sporteli unik hyri në skenë pa një platformë të qartë. Në reagimin e tij regjisori Musliu tha se duhet të ishin bërë marrëveshje me AMA-n. “Unë kam qenë kundër krijimit të saj”, tha mes të tjerave kineasti Esat Musliu. Regjisori i njohur Piro Milkani shprehet se duke qenë se shoqatat për të drejtën e autorit nuk po gjejnë dakordësi për drejtuesin e SUADA-s, do të jetë ministria që do të vendosë se cili do të drejtorë sportelin unik, por sipas tij ai duhet të jetë një specialist. “Ka shumë ngatërresa dhe në bazë të ankesave që janë bërë dhe nga shoqatat e persona të ndryshëm në ministri, ajo e ka parë të arsyeshme të bëjë disa amendime në ligjin e të drejtës së autorit. Amendimet që dha ministrja, ishin reflektim i ankesave që janë bërë. Këto amendime që paraqiti ministrja e Kulturës, sipas meje e përmirësojnë kuadrin ligjor të këtyre ngërçeve nga një ligj që ka mangësi për të drejtën e autorit. Meqë nga shoqatat për çdo propozim nuk po zgjidhet se kush do të jetë drejtues i SUADA-s, të vendoset nga Ministria e Kulturës. Ministrja arriti në konkluzion, që do të bëjë emërimin drejtorit të SUADA-s, të jetë një jurist dhe specialist”, tha Milkani, në një reagim të tij. Për regjisorin e njohur Piro Milkani, në vendin tonë duhet punuar nga institucionet që e drejta e autorit të gjejë përmirësim, por pengesa do të ketë. “Problemi i të drejtës së autorit është delikat, pak i vështirë. Por duhet të shkojë drejt përmirësimit, pasi pengesa do të ketë”, tha Piro Milkani. Roli që ka SUADA është të kontaktojë, informojë, dhe mbledhë të ardhura nga subjektet përdorues të veprave që mbrohen nga LDA, dhe përfaqëson të gjitha agjencitë të cilat janë licencuar nga Ministri i Kulturës për të administruar të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.