BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

E drejta e autorit, regjisorët kritikë: Ligji i cunguar, skandal pirateria me filmat

E drejta e autorit, regjisorët kritikë: Ligji i cunguar, skandal

E drejta e autorit vazhdon, që të jetë problem në vendin tonë. Kur flasim për prodhimet e filmave në vend, regjisorë të ndryshëm pohojnë se problemet vazhdojnë, dhe sipas tyre institucionet nuk kanë sjellë atë që pritej me funksionim e tyre për të drejtën e autorit. Sipas regjisorëve,  respektimi i të drejtës së autorit nuk është sa duhet. Regjisorët të mbledhur rreth Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit (FMAA), pohojnë se po kërkojnë rrugë të tjera për të dalë nga kjo gjendje. Regjisori i njohur Kristaq Mitro shprehet se është krijuar një ortek, dhe nuk dihet se çfarë po bëhet. “Unë di që probleme ka shumë për të drejtën e autorit, dhe Samir Kumbaro në FMAA po përpiqet dhe po kërkon rrugë të reja për të gjetur zgjidhjen e problemeve, por ende nuk janë gjetur. SUADA është e vendosur nga ish ministrja, dhe ajo ka krijuar një ortek të tmerrshëm, që nuk po dihet se çfarë do bëjmë dhe ku do ndalojmë”, pohon regjisori Mitro. Sipas tij regjisorët po vazhdojnë të zhvillojnë takime për të gjetur zgjidhjen e problemeve edhe me pagesat për të drejtën e autorit, por pirateria me filmat po vazhdon. “Për 2019 ne akoma nuk kemi marrë ndonjë pagesë, por di që do të merret diçka nga gjërat që janë më parë. Pra janë para që i takojnë të kaluarës, jo të tanishmes. Pirateri me filmat ka, është prezent në Shqipëri por dhe në Kosovë, dhe pirateria është skandal,”, pohon regjisori i njohur Kristaq Mitro. Për regjisorin e animacionit Artan Maku, problemet janë që në ligjin me të drejtën e autorit. Sipas regjisorit, ky ligj nuk është i ndërtuar si duhet për të mbrojtur të drejtën e autorit në vend. “Është krijuar qendra me satelite rrotull, kjo qendër ose nuk është profesioniste, ose ligji i krijuar për të drejtën e autorit është një ligj i cunguar dhe vazhdon pirateria. E kanë bërë këtë gjë, që një organ që ishte dhe e mbulonte sipër, është ndarë copa- copa për të drejtën e autorit dhe ka vrima që pirateria të vazhdojë”, pohon regjisori Maku.

Organet për të drejtën e autorit

Regjisori Artan Maku shprehet se dikur për filmin ishte vetëm FMAA, por me ligjin e ri janë krijuar organe të tjera për të drejtën e autorit, ku mes tyre ka dhe boshllëqe, që ndikojnë për zbatimin e saj. “Unë kuptoj këtë që dikur FMAA ka qenë një organ, por tani janë krijuar organe të tjera për të drejtën e autorit dhe mes këtyre janë krijuar boshllëqe, që nuk bëjë gjë tjetër vetëm mbrojnë piraterinë me filmin. Në Ministri të Kulturës është hapur një zyrë për të mbrojtur të drejtën e autorit, por në vetvete janë si një zyrë për të paguar disa njerëz për punësim”, shprehet regjisori Maku. Sipas tij, përballë kësaj situate regjisorët shqiptarë janë të irrituar, pasi problemet nuk po gjejnë zgjidhje. “Unë dikur kam qenë luftëtar, në këtë drejtim për respektimin e të drejtës së autorit me filmat tanë. Jam interesuar dhe me kolegët e mi dhe ata janë shumë të irrituar me çfarë po ndodh”, tregon regjisori Artan Maku. Kineastët të mbledhur rreth Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit (FMAA), që operon për përdorimin e veprave filmike shqiptare të prodhuara përpara vitit 1990 vazhdojnë që të kundërshtojnë organizimin dhe funksionimin e Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit (SUADA). Përballë problemeve, më parë edhe regjisori Saimir Kumbaro drejtor i Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit  është shprehur se ata nuk pajtohen me tarifat e Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA) dhe mënyrën se si po vepron sporteli unik SUADA, me shpërndarjen e të ardhurave për të drejtën e autorit.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat