BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

“E pashmangshme,” ekspozita personale e artistit Robert Aliaj Dragot në COD

“E pashmangshme,” ekspozita personale e artistit Robert Aliaj Dragot

“E pashmangshme/Inevitable”, është ekspozita personale e artistit Robert Aliaj Dragot, që u hap në mjediset e COD, në sallonin e Kryeministrisë, në Tiranë. Kjo ekspozitë e një artisti rebel dhe të angazhuar si aktivist i shoqërisë civile propozon gjashtë vepra autentike: “E pashmangshme” (viti 2021, performancë, instalacion), “Qyteti i mbrapshtë” (viti 2021, performancë) “6080K310 I” (viti 2010, video-art), “Elemente diskrete” (viti 2008, pikturë miks media), “Homomigratus” (viti 2016, pikturë miks media), “E pashmangshme” (viti 2021, pikturë miks media). Ekspozita kurohet nga Klod Dedja. Të enjten në prezantimin e saj në COD, kuratori Dedja përgëzoi artistin për këtë zhanër të rrallë për publikun shqiptar, por që është vërtetë shumë komunikues. “Performanca është shumë e drejtpërdrejtë dhe publikut i shërben shumë ky art i vërtetë. U bënë disa muaj, që artisti punon dhe është lodhur vërtetë shumë për të arritur deri në këtë finale”, vijoi kuratori Dedja. Vetë artisti falënderoi qendrën COD për ftesën. Në fjalën e tij artisti Robert Aliaj Dragot tha se në eksperiencën e tij personale e ka parë veten shpeshherë, duke u përballur me mure si shoqërore, por edhe institucionale. Ai vijoi se ne shqiptarët kemi arritur t’i përballojmë këto mure, të cilat i kemi ngritur po vetë. “Këto mure kemi harruar që duhen shembur dhe të përballemi me anën tonë të errët. Muri është i mbushur me simbole dhe shumë universal. Pikëpyetja është se përse duhet të ndërtojmë mure, që më pas ato duhet t’i prishim dhe t’i zhbëjmë që më pas të jemi të lirë që të komunikojmë”, u shpreh artisti. Ekspozita do të qëndrojë në COD deri më datë 19 qershor. Në materialin nga COD thuhet mes të tjerave se Robert Aliaj Dragot është një artist eksperimentalist multidisiplinor i arteve bashkëkohore, i cili e fillon hulumtimin e tij krijues me mediumin e pikturës përgjatë periudhës komuniste të viteve '80-'90. Në fund të viteve '90, pas një karriere të gjatë si këngëtar i muzikës pop, ai e zhvilloi karrierën e tij si artist vizual, duke kaptuar ngjarje tronditëse sociale të atyre viteve tranzicionesh politike në vend dhe rajon. Puna e Dragotit është multidimensionale. Ai eksperimenton në teknika të ndryshme, si fotografia, televizioni, filmi, performanca, instalacioni, imazhet lëvizëse, animacionet, tingujt dhe piktura bashkëkohore. Subjektet e pikturave të tij variojnë zakonisht nga politika sociale në Shqipëri dhe Ballkan, kontrastet sociale, dhuna, drama e emigracionit, gjer te ridiskutimi i lirisë së individit në shoqëritë e brishta.