BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Edi Hila prezanton për publikun pikturën “Mbjellja e pemëve” që iu censurua në vitin 1972

Edi Hila prezanton për publikun pikturën “Mbjellja e

Galeria Kombëtare e Arteve prezanton ekspozitën e parë retrospektive të piktorit Edi Hila. Ekspozita është një projekt i përbashkët i Galerisë Kombëtare të Arteve, Muzeut të Artit Modern të Varshavës dhe Koleksionit Kontakt në Vjenë. “Edi Hila -Piktori i Transformimit”që çelet sot për publikun është kuruar nga Joanna Mytkowska, Kathrin Rhomberg dhe Erzen Shkololli. Me veprave të piktorit në GKA është prezantuar dhe tabloja “Mbjellja e pemëve”. Në vitin 1972 një pikturë që fillimisht u vlerësua nga publiku dhe kritika e kohës. Një vit më vonë, Hila kreu një formim profesional si skenograf pranë stacionit televiziv të Firences. Kontakti me muzetë si dhe pikturën rilindase do të kishte në të ardhmen një ndikim i rëndësishëm në punën e Hilës. Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri filloi ndëshkimi i shfaqjeve me influenca të huaja në art dhe kulturë. Si pasojë u kritikua “Mbjellja e pemëve” si dhe dekori i Festivalit të 11-të. Piktori i njohur tregon se “Mbjellja e pemëve” u cilësua si një pikturë me një ekspresivitet të theksuar që devijonte nga doktrina e realizmit socialist, e të cilës i mungonte e ashtuquajtura “frymë revolucionare”. “Ajo tablo u kërkua me porosi nga Kuvendi Popullor në vitin 1970. Menjëherë pas kësaj periudhe erdhi ajo që dini të gjithë, kritika. Dolën studentët me kritikat e tyre sikur kultura dhe artistët po largohen nga vlerat e kombit, e traditës dhe këtu po bëjnë prezent gjurmët e artit perëndimor, etj. Optimizmi ishte kërkesë e realizmit socialist, por kam përshtypjen kjo nuk ishte një pikturë e optimizmit revolucionar”, pohon piktori Edi Hila. Kjo pikturë sëbashku me dekorin e Festivalit të 11-të, shërbyen si bazë për dënimin e Hilës, duke e dërguar për riedukim në fabrikën e rritjes së shpendëve në vitin 1974. Largimi nga realizmi socialist, i kushtoi Hilës tre vite në fabrikë, ku detyra e tij kryesore ishte transporti i thasëve. Por veç fatit të keq ku piktura u përdor si pretekst për dënimin e Hilës, pati edhe anën tjetër të mirë sepse u ruajt. “Piktura pati fatin e mirë, sepse për hatër të kritikës u mbyll në një dhomë të errët bashkë me pikturën e Edison Gjergos, sepse kanë qenë dy, “Epika e yjeve të mëngjesit” dhe “Mbjellja e pemëve” që u kritikuan së bashku. U mbyllën në një dhomë të errët dhe çelësat i mbante ministria e Arsimit dhe vetëm për këtë fat kaluan 50 vjet e ca kusur dhe ajo u ruajt mirë, se rrezik do ishte prishur”, tregon piktori Edi Hila.

Ekspozita për publikun

Ekspozita para prezantimit në GKA ishte në Varshavë ku sipas drejtorit Erzen Shkololli ka pasur jo pak interes. “25 mijë persona vizituan ekspozitën e piktorit të transformimit në muzeun e Artit Modern në Varshavë. Besoj që dhe në GKA do të kemi interes nga publiku”, tha drejtori Erzen Shkololli. Në vitet 90-të, Hila vazhdoi të pikturojë duke kërkuar rafinimin e qëndrimit të tij estetik, duke e vëzhguar me kujdes jetën teksa ndryshonte thelbësisht pas rënies së regjimit komunist dhe duke u përpjekur të paraqesë realitetet e transformimit shqiptar. Hila krijoi serinë novatore Komfort (1997) gjatë krizës së thellë që pasoi rënien e skemave piramidale, e cila çoi vendin në një kaos të gjithanshëm. Seria paraqet utopinë e konsumit të pashtershëm që i ishte premtuar shoqërisë së re. Hila kryesisht krijon seri mbi një temë të caktuar përgjatë disa pikturash. Seritë më të rëndësishme të Hilës përfshijnë Paradoks (2000-2005), Marrëdhëniet (2002-2014), Kërcënimi (2003-2009), Objekte anash rrugës (2007-2010), Penthouses (2013), Bulevardi i Dëshmorëve të Kombit (2015) dhe Tenda mbi Çatinë e Makinës (2017). Të punuarit në mënyrë tematike i zhvesh transformimet e Evropës lindore nga rastësia, apo aventura, të cilat gjenden rëndom në shumë prezantime të tjera të rajonit. Sipas kuratorëve duke i dhënë këtyre transformimeve peshën e të vërtetave thelbësore, duket sikur është ai, pra artisti, kronisti i fundit i tyre. “Realizmi i pikturës së Hilës është i veçantë, i bazuar në vrojtimin e vëmendshëm të detajeve, të cilin ai e shfrytëzon për të përçuar të vërtetën psikologjike të fenomenit të vëzhguar. Ky reduktim thelbësor vjen nga prirja e Hilës ndaj klasicizmit, si dhe magjepsja me burimet e pikturës rilindase. Duket sikur modernizmi ka avulluar nga fusha e interesave të tij. Ndaj transformimi i paraqitur në punën e Hilës përcjell një përçarje e sulm ndaj rregullit dhe harmonisë. Ndërkohë, rrënjët e punës së tij ndodhen në dilemat njerëzore, e këto vështirë se mund të fshihen pas shëmbëlltyrës së modernizimit”, shkruajnë kuratorët. Ekspozita do të qëndrojë deri më datë 29 korrik në GKA./Julia VRAPI

Më të lexuarat