Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edicioni i 18 i panairit “Udhëto dhe lexo”, 7 ditë në Ulqin me librin pranë detit

Postuar: 08/08/2018 - 07:40

Rreth 45 shtëpi botuese kanë prezantuar titujt e rinj dhe botimet e tyre më të mira, në edicionin e 18 të Panairit të Librit, të mbajtur në Ulqin. Në shëtitoren e Plazhit të Vogël, që në ditën e parë të panairit, u bënë bashkë botuesit, lexuesit dhe pushuesit, në eventin që i jep dritë këtij qyteti që prej vitit 2001. Për organizatoren e këtij panairi, botuesen Irena Toçi, ky panair vazhdon të jetë rajonal, që mbledh botues nga Kosova, Mali i Zi, e Maqedonia.

“Është pikërisht periudha më e frekuentuar, ku qyteti gati 100-fishohet me banorë. Është e pamundur të mos ketë risi, sepse të gjithë botuesit janë gjatë gjithë vitit në garë për të sjellë libra të rinj. Kështu që çdo vit kur vijmë në Panairin e Librit në Ulqin, në sjellim produktet tona të reja të një viti, që nuk janë të pakta. Ju e shikoni që këtu ka shumë pushues. Të gjithë botuesit që marrin pjesë në këtë panair, janë nga botuesit më të njohur të rajonit, janë botues që nuk i janë ndarë kurrë këtij aktiviteti, dhe që vijnë me një dëshirë dhe pasion gjithmonë konstant dhe frekuentojnë si panairin, ashtu edhe qytetin e Ulqinit, ku duhet thënë, ne kombinojmë shumë mirë pushimin me punën”, u shpreh Irena Toçi, botuese dhe organizatore e panairit. Në çeljen e Panairit të 18-të të librit, morën pjesë edhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Aleksandër Bogdanoviç, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Ndrekiç, si edhe kreu i Shoqatës së Intelektualëve të Ulqinit, Ismet Kallaba. Nën moton “Udhëto dhe lexo, 7 ditë në Ulqin me Librin pranë detit”, ky edicion i Panairi të Librit do të jetë i hapur deri me 8 gusht.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 39

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 07:32

Mbi 200 milionë dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar, deri dje vështirësisht të depërtueshme, tani janë lehtësisht të aksesueshme falë jo vetëm transformimit të ambienteve, por edhe siste

Postuar: 16/01/2019 - 07:29

Shkrimtari Agim Gjakova shprehet se institucionet duhet të kujdesen që bibliotekat të mos jenë të

Postuar: 15/01/2019 - 07:38

Muzeu Ikonografik “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në qytetin e Beratit këtë vit e kanë

Postuar: 15/01/2019 - 07:36

Shfaqja "Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë" me autore Oriana Fallaci vjen këto ditë pr

Postuar: 15/01/2019 - 07:34

Me filmin “Në mes” Kosova prezantohet për herë të parë në Berlinale.

Postuar: 15/01/2019 - 07:32

 Artistët e teatrit  kërkojnë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të sh