
“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”, Tirana International Airport jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, ju tregojmë ndryshimet e reja


I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh. Festivali në edicionin e tij të tretë në datat 26-29 prill sjell 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare. Fshati mikpritës i k këtij viti shquhet për potencialin agro-turistik, historinë, kështjellën mbi kodër, ullishtet dhe prodhimin e vajit. Vendndodhja kryesore e festivalit do të jetë mes këtyre ullishteve, rreth 400 m nga bregu i detit. Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesëmarrësit me aktivitete të reja si: Hot Air Balloon, Trike Flying, GaraStand Up Paddling, Sailing, Paddleboard Yoga si dhe Individual Stand Up Paddling. Hiking në shtegun e luleve Viola është një tjetër risi, ndërsa aktivitetet Flyboard dhe Jetpack do ta bëjnë eksperiencën e pjesëmarrësve akoma më të paharrueshme.
Gjatë ditëve do të zhvillohen mjaft forume tematike si forumi 100 fshatrat, diskutime të organizuara me sektorin privat dhe përfaqësues të qeverisë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Nuk do të mungojnë panairi i produkteve lokale dhe artizanit, ndërsa një tjetër ekspozitë me ushqime të zonës do të zhvillohet ditën e diel, me rastin e festimeve të Pashkës. Mbrëmjet vijojnë me një maratonë me performanca muzikore live. Artistët pjesëmarrës janë grupi legjendar“Elita 5”, Alban Nimani, “All in Band”,Venera Lumani dhe Lindi Islamisi dhe Urban Band. Festivali “South Outdoor” është nismë e GIZ përmes programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”, financuar nga qeveria gjermane. Drejtuesja e programit znj. Anke Petersen tha se qëllimi i këtij festivali është krijimi i një modeli të qëndrueshëm, i cili do të bëjë të mundur zgjatjen e sezonit turistik, duke nxjerrë në pah atraksionet e shumta të rajonit, të cilat mund të shijohen më së miri edhe jashtë sezonit veror. “South Outdoor”realizohet në bashkëpunim me operatorë turistikë shqiptarë që punojnë prej vitesh në sektorin e turizmit. Aktiviteti mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Bashkia Himarë.
Më të lexuarat


Ekspozita “Fjala” me 39 punime, një thirrje për inkurajimin e artistëve dhe dashamirësit e artit

Margariti: Kam ngulmuar fort që dyert e MK dhe institucioneve të jenë të hapura për artistët e rinj

“Netët e leximit të dramës shqipe” në edicionin e katërt, 23 vepra dorëzohen në Teatrin Kombëtar

KKTKM miraton projektin e restaurimit për muzeun Etnografik në Durrës

“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online”, ftohen të jenë pjesëmarrës teatrot zyrtarë dhe skena e pavarur

Forumi: IMK dhe MK konferenca me lot krokodili, përpiqen të mbulojnë dëmtimet e minares historike

Piktorë dhe studiues: Galeria Kombëtare e Arteve mbyll dyert për piktorët, papërgjegjshmëria duhet të marrë fund

“Udhëtimi pa vizë i një alieni”, pjesë e programit të teatrit të “Aleksandër Moisiu”

“Artistët e se Ardhmes”, Zana Çela: Hapim sezonin me artistët e rinj, që u zbuluan e u trajnuan në vitet më të vështira

Kristaq Pilo: Ministria e Kulturës të ketë politika që nxisin krijimtarinë, buxheti për teatrin minimal, drama ka destinacion skenën
