BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Kultura

Edith Durham dhe shqiptarët, studiuesit vlerësojnë kontributin e saj

Edith Durham dhe shqiptarët, studiuesit vlerësojnë kontributin e

Muzeu Historik Kombëtar për 75-vjetorin e ndarjes nga jeta të Edith Durham organizoi një konferencë, me pjesëmarrjen studiuesve të ndryshëm. Në konferencën që u zhvillua në Atriumin e MHK u bë dhe promovimi i botimit "Miss Mary Edith Durham dhe shqiptarët". Ky botim, është një përmbledhje dygjuhëshe shqip dhe anglisht me kumtesat e konferencës shkencore, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar në nëntor 2019, me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së “Mbretëreshës së Maleve”, Mary Edith Durham (1863-1944). Studiuesit me kumtesat e tyre në këtë konferencë sollën fakte nga jeta dhe vepra e Edith Durhamit, si edhe prurje të reja në lidhje me mbresat e udhëtimeve të humanistes së madhe në trojet shqiptare. Studiuesi i trashëgimisë jomateriale Shpend Bengu referoi me kumtesën “Komunikimi pamor ndër shqiptarë, në dëshmitë e Durhamit”, ndërsa piktori dhe kritiku i artit dr. Abaz Hado u ndal tek fryma romantike dhe sinqeriteti në vizatimet dhe skicat e Edith Durham. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, ndër të tjera tha se konferenca ishte kurorëzimi i një pune, që nisi në nëntor të vitit 2019. “Është një kënaqësi e veçantë që arritëm të bëjmë kurorëzimin e një pune, e cila u organizua në nëntor të 2019, një ekspozitë në një konferencë kushtuar kontributit të madh të znj. Edith Durham në histori dhe në shtetndërtimin shqiptar. Do të doja të falenderoja të tërë pjesëmarrësit, të cilët dhanë kontributin në këtë konferencë me kumtesat e tyre”, tha dr. Doprian Koçi. Sipas tij, organizimi i konferencës gjithashtu, iu kushtua dy njerëzve dhe dy miqve të rëndësishëm, profesor Afrim Karagjozit dhe Robert Elies. “Së pari prof. Afrim Karagjozit, i cili ka bërë studimin e parë monografik për znj. Edith Durham dhe mikut tonë Robert Elsie, i cili në vitin 2016 pati mirësinë që koleksionin e fotografive të marrë në muzeun britanik ta shfaqte në Muzeun Historik Kombëtar, duke na lënë edhe një kopje të këtij arkivi kaq të rëndësishëm, i cili tregon udhëtimet e znj. Durham në Shqipëri. Edith Durham ishte një zonjë e madhe, dashamirëse e Shqipërisë, e cila e deshi pa kushte këtë të fundit", tha drejtori i MHK. Emrat të cilët dhanë kontributin e tyre në këtë botim ishin studiuesit e huaj Robert Wilton dhe Elizabeth Gowing, dr. Abaz Hado, dr. Shpend Bengu, prof. ass. dr. Frederik Stamati, dr. Dorian Koçi, prof. ass. dr. Bernard Zotaj, dr. Rovena Vata, dr. Paulin Pushimaj, Qerim Vrioni dhe Andrea Llukani.