BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Edmond Budina: Për çështjen e Teatrit Kombëtar do t’i drejtohemi Strasburgut

Edmond Budina: Për çështjen e Teatrit Kombëtar do

Regjisori Edmond Budina pas shembjes së Teatrit Kombëtar shprehet se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do ta lërë çështjen e Teatrit Kombëtar. Regjisori i njohur thotë se çështjen e Teatrit Kombëtar do ta ndjekin deri në Strasburg. “Këtu ka interesa të fshehta, interesa mafioze por nuk do i lëmë kështu. E di që vendin e kanë lënë pa Gjykatë Kushtetuese, por nuk e lëmë me kaq këtë çështje, do ta ndjekim çështjen ndërkombëtarisht. Do i drejtohemi Strasburgut, gjykatave ndërkombëtare, Komisionit Europian pasi duket tashmë që Shqipëria është bërë vend i pastrimit të parave të pista, dhe shqiptarët e ndershëm nuk e meritojnë këtë”, u shpreh gjatë një interviste në media regjisori Budina. Regjisori Edmond Budina si përfaqësues i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit gjithmonë është shprehur se godina duhet ruajtur, për vlerat e saj në kulturë dhe trashëgiminë tonë. Herë pas here ai i është drejtuar institucioneve, që të ndalin shkatërrimin. Të dielën kur ndodhi shembja e Teatrit Kombëtar, regjisori Edmond Budina lëshoi akuza kundër qeverisë dhe u shpreh se ajo që ndodhi ishte një akt i turpshëm. "Sot përfundimisht u vendos diktatura në Shqipëri. Shteti i krimit ndërhyri duke tërhequr zvarrë qytetarët. Shokët tanë janë masakruar. Ky është akt i turpshëm”, tha mes të tjerave regjisori i njohur Edmond Budina. Në reagimet e tij me parë regjisori Edmond Budina është shprehur për restaurim të Teatrit Kombëtar, ku me rëndësi sipas tij ishte dhe qëndrimi i organizatës “Europa Nostra” për teatrin. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, në deklaratat e fundit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është shprehur se kërkon hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë, të cilën e konsideron si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. “Ne kemi kërkuar nga “Europa Nostra”, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim”, shprehet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.