Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eduart Makri emërohet kryetar i QKK

Postuar: 18/04/2019 - 07:27

Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të drejtohet nga regjisori Eduart Makri. Ashtu si kishte paralajmëruar më herët gazeta “SOT”, Makri shihej si kandidati potencial për të marrë drejtimin e QKK. Për postin e QKK nga Ministra e Kulturës iu propozuan kryeministrit dy emra, Ilir Butka dhe Eduart Makri. Me vendim të kryeministrit Edi Rama kandidatura e tij përballë ish kryetarit të qendrës së filmit Ilir Butka është shpallur fitues. Regjisori Eduart Makri ka lindur në 5 qershor të vitit 1957 në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist. Në vitin 1993 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991. Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij. Ndërkaq që Ilir Butka i cili drejtoi QKK për disa vite përmes nj statusi në rrjetin social ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në punën e tij. “Të dashur miq, ju njoftoj se nga sot nuk do të jem në drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. I uroj kryetarit të ri punë të mbarë dhe suksese. Falenderoj të gjithë ata që ndanë me mua këtë rrugëtim të përbashkët gjatë këtyre viteve, duke filluar nga stafi i qendrës dhe bashkëpunëtorët e afërt të cilët i falenderoj veçanërisht për mbështetjen dhe punën e kryer. Falenderoj anëtarët e KMP që mbështetën politikën e QKK dhe ndanë me mua impenjimin për zgjedhjen e projekteve më të mira. Falenderoj kineastët, që i dhanë vlerë punës time me krijimet tyre duke veçuar sidomos ata që na dhuruan suksese ndërkombëtare që na mbushën me optimizëm dhe motivim në punën tonë”, shkruan Butka në statusin e tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 07:36

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i audioguidave.

Postuar: 23/05/2019 - 07:35

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën

Postuar: 22/05/2019 - 07:30

Në kuadër të “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, Qendr

Postuar: 22/05/2019 - 07:28

Vepra “Jul Qezar” nga Uilliam Shekspir është një tjetër produksion, që po përgatitet

Postuar: 22/05/2019 - 07:26

Filmi dokumentar “Koha e Pelikulës” kushtuar regjisores Xhanfise Keko do të shfaqet t

Postuar: 22/05/2019 - 07:25

Veprat që janë realizuar nga skulptorë të njohur janë shpërndarë në territorin e vendit, por janë