BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Kultura

“Çehovi në mikrofon”, me aktorët e teatrit nën drejtimin e regjisores Driada Dervishi

“Çehovi në mikrofon”, me aktorët e teatrit nën

Aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit këto kohë janë pranë publikut me krijimtarinë e autorit Anton Çehov. Në kohën kur aktivitetet në këtë teatër janë pezulluar për shkak të pandemisë globale, aktorët nën drejtimin e regjisores së njohur Driada Dervishi po prezantohen nga e hëna deri të shtunën për publikun. “Çehovi në mikrofon”, ku teatri "Aleksandër Moisiu" vjen pranë njerëzve me audiotregime. Një buqetë historish të shkurtra nga njohësi i jashtëzakonshëm i natyrës njerëzore dhe shumë i dashuri, Anton Çehov, vijnë në zërat e aktorëve të trupës të teatrit nën përzgjedhjen e kurimin e regjisores Driada Dervishi. Regjisorja shprehet se ky aktivitet nisi jo vetëm për shkak të pandemisë nga Covid-19, por dhe për të kujtuar gjeniun Çehov. “Ideja e kësaj kolane me audiotregimet e këtij autori lindi jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për të kujtuar 160 vjetorin e lindjes së këtij gjeniu që na ka falur shumë. Anton Çehov, lindi në vitin 1860 mbahet si dramaturgu më i madh rus, ndërkohë që në botë rivalizohet vetëm nga i madhi Shekspir”, shprehet regjisorja Dervishi, një nga emrat e vlerësuar në jetën artistike të teatrit në vend me shfaqje në Durrës, Tiranë, apo dhe qytete të tjera të vendit. Edhe në këtë situatë të vështirë në të gjithë vendin, artistët e këtij qyteti vendosën që të mos e ndërpresin aktivitetin artistik. Regjisorja Driada Dervishi thotë se janë zgjedhur 14 tregime nga Anton Çehov nën interpretimin e artistëve. “Të gjithë artistët, secili në gjininë e tyre, vendosën që në këtë situatë të mos e ndërprisnin komunikimin me publikun, edhe pse nëpërmjet rrjeteve sociale. 14 tregime nga Çehov, nga 14 aktorë të trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu"”, pohon regjisorja.

Aktiviteti me krijimtarinë

Audiotregimet e serisë "Çehovi në mikrofon" nga aktorët e trupës së teatrit " Aleksandër Moisiu" mund të ndiqen çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, në orën 18:05 në Radio Tirana 1, në 99.5 MHz, (www.rtsh.al/radio-tirana-live/) (aplikacioni RTSH tani) dhe në orën 20:00 live në çdo platformë sociale të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Anton Çehov revolucionarizoi teatrin me veprat "Pulëbardha", "Xhaxha Vanja", "Tri Motrat" dhe shumë të tjera. Edhe pse ndoqi studimet për mjekësi, Çehovi nis që herët të shkruajë tregime të shkurtra për të mbajtur familjen e tij dhe veten. Ai fillon të bëhet i njohur prej historive të shkurtra, duke shkruar mbi tetëqind të tilla,e sot, pranohet nga të gjithë si një prej shkrimtarëve më të mirë të novelave të shkurtra në historinë e letërsisë, duke influencuar shkrimtarë si Ernest Hemingëay, Vladimir Nabokov, etj. Anton Çehov vdiq nga turbekulozi në vitin 1904. Në faqen e institucionit thuhet se teatrot në të gjithë vendin, por jo vetëm, u mbyllën për shkak të një situate që ndoshta e kishim hasur në skenarë filmash, por që nuk e besonim se do të kthehej një ditë në realitet. “Me shumë gjasa realiteti i sotëm do të sjellë realitete të reja, e shumëkush mendon se gjërat nuk do jenë më si më parë. E megjithatë, disa gjëra nuk do të ndryshojnë : doktorët dhe i gjithë stafi mjekësor, do bëjnë gjithnjë të pamundurën për ta shpëtuar jetën, ndërkohë që libri, muzika, teatri, piktura, vallëzimi, filmat janë ata që do ta pasurojnë atë”, shprehet teatri. Këtë sezon teatri në Durrës do të kishte dhe premierën e parë këtë vit, por për shkak t situatës kjo nuk u bë e mundur.