Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspertët nga Europa Nostra, në Shqipëri për kishat e rrezikuara

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve kanë mbërritur në Shqipëri për një mision katër ditor në lidhje me Kishat Pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuqi. Kishat janë renditur midis 7 Më të Rrezikuara vende të trashëgimisë në Europë në 2018, pas një nominimi të bërë nga fondacioni "E Shkuara për të Ardhmen". Delegacioni europian i specialistëve të trashëgimisë dhe të financave do të takohet me autoritetet kombëtare, duke përfshirë ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, përfaqësuesin kryesor të Kishës Ortodokse në Korçë, Voskopojë dhe Vithkuqi Johan Pelushi, dhe aktorë të tjerë, me qëllim mobilizimin e përpjekjeve për të shpëtuar këto kisha ikonë. Ky është një grup prej 12 kishash të ndërtuara në Voskopojë dhe Vithkuq në Shqipërinë juglindore gjatë shekujve XVII dhe XVIII. Ato janë dëshmia më autentike e zhvillimit të jashtëzakonshëm ekonomik të këtyre dy qendrave të krishtera gjatë sundimit otoman në Ballkan. Disa nga këto kisha, me përmasa të mëdha, përfaqësojnë një formë të re arkitekturore dhe unike të bazilikave të kupola. Ato janë monumentet më përfaqësuese të artit kishtar të shekullit XVII-XVIII në Ballkan dhe janë kryevepra të stilit Pas-Bizantin. Pavarësisht nga vlera e tyre historike, monumentet ndodhen në një gjendje të avancuar degradimi. Dëmtimet nga uji dhe lagështia paraqesin kërcënime serioze për pikturat e brendshme murale. Vjedhja e objekteve është një problem i qëndrueshëm pasi asnjë nga kishat nuk sigurohet me kamera apo alarm. Peter Bond dhe Lourdes Llorens Abando, konsulentë teknikë të kontraktuar nga Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, Paolo Vitti, anëtar i panelit këshilluese të programit 7 Më të Rrezikuarit dhe anëtar i bordit të Europa Nostra, Lida Miraj, arkitekte restauratore dhe anëtar individual i Europa Nostra marrin pjesë në këtë mision. Kliti Kallamata, arkitekt restaurator i fondacionit "E Shkuara për të Ardhmen", do të përfaqësojë OJQ-në shqiptare që ka emëruar kishat në programin 7 Më të Rrezikuarat. Sot delegacioni do të vizitojë kishat Pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.