Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ekspo Art Tirana" bën bashkë 27 piktorë dhe skulptorë në Muzeun Kombëtar

Postuar: 17/02/2018 - 09:39

"Ekspo Art Tirana" vjen në edicionin e dytë në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita që çelet sot ka bërë bashkë 27 artistë, piktorë dhe skulptorë, që prezantojnë punët e tyre të realizuara gjatë viteve të fundit. Punimet prezantohen për herë të parë për publikun dhe secili prej tyre vjen me dy punë në ekspozitën “Ekspo Art Tirana”, që çel edicionin e dytë në MHK. Teknikat e larmishme të punimit, si edhe veçantia e trajtimeve të veprave i bëjnë ato tepër interesante për t’u vizituar. “Ekspo Art Tirana” vjen edhe këtë edicion të dytë shoqëruar me katalogun, ku përfshihen veprat që ekspozohen. Edhe këtë vit tema është e lirë, ku secili autor është paraqitur me punët e tij. Piktori dhe organizatori Gëzim Zoto tregon se ekspozita është një mundësi më shumë për krijimtarinë e tyre. “Janë 26 artistë piktorë dhe skulptorë,  që janë bërë bashkë në këtë ekspozitë dhe kanë vepra të paekspozuara më parë. Ky prezantim është një mundësi ekspozimi më tepër për ne si artistë me punët tona, janë tema të lira në punët tona dhe nuk është se ka një vendim kurativ. Temë e lirë dhe secili artist ka sjellë punët e tij më të fundit, por kriteri ka qenë që të jenë të paekspozuara më parë, dhe në këtë ekspozitë janë për publikun”, pohon Zoto. Në reagimin e tij për ekspozitën që çelet sot në MHK piktori Gëzim Zoto bën me dije se edhe pse vijnë dhe artistë të tjerë, është një bërthamë e këtij grupimi që qëndron gjithmonë. “Kjo ekspozitë këtë vit shënon edicionin e dytë të saj. Ka një bërthamë ky grupim artistësh, janë 6-7 veta të përhershëm dhe ideja është që kjo të vazhdojë. Kjo bërthamë do të jetë e palëvizshme dhe çdo vit do të zgjidhen dhe pjesëtarë të tjerë për ekspozitën. Sllogani i një viti më parë i ekspozitës ishte “Realizëm ndryshe”, kriteri i kësaj ekspozite është gjithsecili të ketë një veçanti. Kjo është ideja kryesore e ekspozitës”, pohon organizatori piktori i njohur Gëzim Zoto.

Artistë nga jashtë Shqipërie në ekspozitë

Në edicionin e dytë  “Ekspo Art Tirana” vjen me punët e artistëve pjesëmarrës, që janë Arben Brahimaj, Agron Mesi, Anteo Gremi, Artan Kola, Ardian Pepa, Artan Marku, Aristidh Zhupa. Albert Pira, Blerta Xhomo, Blegina Hasko Bezo, Erjona Laro, Endri Haxhiaj, Emanuel Koko, Ergys Demo, Roland Runaj, Edi Kojani, Foti Kollogjeri, Genti Proko, Gëzim Hysa, Gjergji Meta, Gëzim Zoto, Kastriot Zaimi, Kosta Zhonga, Lindita Marku, Leonard Lekaj, Meri File dhe Romeo Kallço. Edhe këtë edicion ekspozita është realizuar vetëm me kontributin e secilit prej tyre dhe organizatori Zoto pohon se janë disa artistë që vijnë me veprat e tyre nga jashtë Shqipërie. “Në ekspozitë janë rreth 70 punime të piktorëve dhe skulptorëve. Mbështetja materiale për ekspozitën është e gjitha e jona si artistë, por ne kemi gjetur një gjuhë shumë të mirë me MHK, bashkëpunim të mirë me stafin e muzeut. Një fakt që duhet theksuar nga këta 27 artistë disa vijnë nga Greqia. Ata janë Artan Kola, Foti Kollogjeri, Kosta Zhonga, Aristidh Zhupa, Gëzim Hysa, dhe kemi dhe nga Hollanda Arben Brahimaj. Duhet të keni parasysh  që të sjellësh një pikturë për ta ekspozuar në Shqipëri ka një sërë problemesh”, vijon piktori Zoto. Sipas tij, teknikat e larmishme të punimit, i bëjnë tepër interesante për t’u vizituar nga publiku gjatë këtyre ditëve. “Ajo që bie në sy në këto vepra arti janë që qëllimi ka qenë që autorët që të gjithë të jenë të veçantë në krijimtarinë e tyre. Ka kompozime, peisazhe, natyra të qeta, portrete, vizatime, grafika, akuarel, një ekspozitë e menduar mirë për t’u hapur, shikuesit do të gjejnë të gjitha zhanret e pikturës”, thotë piktori dhe organizator i ekspozitës që sot çelet në MHK.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 36

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Man

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj

Postuar: 23/06/2018 - 07:44

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturor

Postuar: 22/06/2018 - 20:41

Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre kundër shembjes së teatrit

Postuar: 22/06/2018 - 07:55

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publ

Postuar: 22/06/2018 - 07:53

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë mes dy ministrave të Kulturës u nënshkrua për herë të pestë.