BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Ekspozita “Larg dhe afër”, 13 artistë nga Presheva, Bujanovci dhe Medevegja në Tiranë me imazhe nga lufta e Kosovës

Ekspozita “Larg dhe afër”, 13 artistë nga Presheva,

Ekspozita “Larg dhe afër” ka sjellë në Tiranë 13 artistë nga Lugina e Preshevës , Bujanovci dhe Medvegja, që për herë të parë ekspozojnë veprat e tyre për publikun në galerinë e artit FAB. Krahas larmisë së veprave të ndryshme në këtë ekspozitë ndihen gjurmët, që ka lënë lufta dhe në formë simbolike vjen me gjuhë artistike. Nën titullin “Larg dhe afër”, këto vepra bëhen bashkë për të treguar historinë e dy shteteve dhe këtë herë me artit vizual. Artistët që për herë të parë janë në Tiranë prezantojnë me punimet e tyre në pikturë, skulpturë e instalacione, histori që vështirë të harrohen nga një shtet si Kosova, që shënoi dhe 10 -vjetorin e pavarësisë. Pjesëmarrës në ekspozitë janë artistët Sabedin Etemi, Avni Behluli, Vjollca Aliu, Eshref Qahili, Ismet Jonuzi, Avni Zairi, Rafet Jonuzi, Lindita Kurtishi-Beqiri, Adrian Limani, Shqipe Jonuzi, Shqipërim Fejzullahu, Irzeme Zeqiri-Mulliqi, Leoneta Abdyli. Ekspozita është e kuruar nga Ilir Kaso, i cili tregon se në punët e ekspozuara ndihen shenjat që ka lënë lufta në gjurmët e saj. “Pavarësisht se artisti ka pjesën krijues e përpiqet ti largohet gjatë gjithë kohës realitetit dhe të krijojë fundja realitetin e tij, unë mendoj që sërish është shumë i ndikuar, por flasim për një vend që është pas luftës, pas 1999, i marrin armët duke i sjellë në një tjetër subjekt, dhe duke i dhënë një lloj tjetër formë. Duan ta kthejnë dhe në mënyrë simbolike të gjithë mesazhin, që duan të japin”, pohon kuratori i ekspozitës Ilir Kaso. Në këtë ekspozitë sipas kuratorit nuk mungon dhe izolimi i shqiptarëve. “Në tematikën e saj ekspozita ka dhe punime, që prek pjesën e izolimit në marrëdhënien me politikat evropiane, por se si kanë ndodhur në kohë këto politika dhe se si parashtrohen nga superfuqitë, apo se si nuk janë të barabarta për disa shtete, dhe se si vendosin fatin e disa popujve të vegjël”, vijon më tej kuratori Ilir Kaso për ekspozitën, që ka sjellë në Tiranë punët e 13 artistëve.

Jeta e shqiptarëve në ekspozitë

Artistët nga Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja, që për herë të parë janë bërë bashkë dhe kanë ekspozuar në Tiranë veprat e tyre në mediume të ndryshme, tregojnë se kjo ekspozitë ka qenë e menduar kohë më parë. Këtë herë në Tiranë skulptori Avni Behluli prezanton tre punë në instilacion titulluar dosja “K”, vepra ku tregohet jeta e shqiptarëve pas luftës në Kosovë. “Titulluar dosja “K”, dosja Kosova, aty ka një filozofi të veçantë, që ngërthen në vete jetën e shqiptarëve të pasluftës, sepse të tjerët, popullatë që jetojnë në Kosovë kanë një status të dyfishtë, ndërsa ne shqiptarët jemi getonizuar në një farë forme. Këto punë kanë dhe një filozofi dhe më tepër veç anës negative, që vazhdimisht po mbretëron në Kosovë”, tregon skulptori Behluli. Eshref Qahili me origjinë nga Lugina e Preshevës dhe sot pedagog në Universitetin e Arteve të Prishtinës prezanton në ekspozitë punimet e tij nga cikli Legjenda e Kullave. “Ideja për ekspozitë ka qenë që para dy vitesh, kur kam organizuar një lloj kolonie në Preshevë dhe në bisedë e sipër ishte ta bëjmë dhe një ekspozitë në Tiranë. Unë marr pjesë me 4 punime në pikturë nga cikli e Legjenda e Kullave. Në pjesën më të madhe të tyre në rreth 70 përqind në Kosovë janë djegur dhe shkatërruar. Si kompozicion kam marrë vertikalin e kullës” tregon piktori Qahili. Ekspozita do të qëndrojë në galerinë e artit FAB deri më datë 26 shkurt. Përveç pjesës së bashkëpunimeve mes artistëve që sipas tyre janë shumë të rëndësishme, këto ditë në Tiranë ajo është dhe në kuadër të 10 -vjetorit të pavarësisë së Kosovës./Julia VRAPI

Më të lexuarat