BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Ekspozita “Biblioteka vetjake e Lumo Skëndos”, në Bibliotekën Kombëtare

Ekspozita “Biblioteka vetjake e Lumo Skëndos”, në

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli ekspozitën “Biblioteka vetjake e Lumo Skëndos”. Biblioteka u hap me praninë e ministres së Kulturës Elva Margariti. Ekspozita u hap në Ditën Botërore të Librit dhe në fjalën përshëndetëse, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha u shpreh se institucioni që drejton ruan thesare të çmuara. “Rikrijimi i bibliotekës vetjake të Lumo Skendos është shumë domethënëse në këtë ditë të veçantë të librit, jo vetëm si personalitet i rrallë, por mbi të gjitha si një nga njerëzit më të afërt me librin, bibliofili më i rëndësishëm falë të cilit Biblioteka Kombëtare ruan thesare të çmuara, një pjesë e të cilave janë sjellë për publikun në këtë ekspozitë”, tha drejtori Piro Misha. Ndërkohë, znj. Elva Margariti, ministre e Kulturës, në fjalën e saj vuri në dukje se kjo ekspozitë që u hap të premten në Bibliotekën Kombëtare ka një simbolikë shumë të bukur. “Në Ditën Botërore të Librit sjell një rizbulim të këtij thesari. Bibliotekat dhe librat kanë gjithmonë magjinë e të rizbuluarit dhe sot, kjo ekspozitë është një nderim i të zbuluarit të historisë, të identitetit dhe krenarisë sonë, të elitës shqiptare” tha ministrja e Kulturës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë publikun. Mid'hat bej Frashëri emri i të cilit radhitet edhe Mid'hat apo Mit'hat (njohur me emrin e pendës Lumo Skëndo; Janinë, 25 mars 1880 - Long Island, 3 tetor 1949) ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar. Në rininë e tij ka qenë nëpunës i perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, përmbledhjen “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht