
Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ekspozita "Can for Balkans" me punime në novelën grafike historike në Muzeun Historik Kombëtar

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Nëntor 2022

Ekspozita e projektit ndërkombëtar “Can for Balkans” u çel në ambientet e hollit të Muzeut Historik Kombëtar. Pas suksesit që pati në Bra?ov, Rumani, ekspozita që prezanton punime të artistëve në novelën grafike historike u çel dhe në MHK. Një seksion multimedial paraqet në një formë origjinale dhe krijuese, duke përfshirë video animacione, rezultatet e projektit kërkimor mbi historinë e novelës grafike historike në Ballkan, me fokus në klishe dhe stereotipe të përdorura në libra për botën ballkanike nga autorë të novelave grafike. Një pjesë tjetër paraqet perspektivën bashkëkohore të Ballkanit në histori në formën e 64 novelave grafike origjinale të realizuara nga 67 artistë, nga të cilët 27 artistë nga tetë vende u përzgjodhën në konkursin ndërkombëtar të këtij projekti, i organizuar midis marsit dhe korrikut 2022. Kuratori i ekspozitës është Nicolae Pepene, menaxher i Muzeut Historik të Qarkut Bra?ov, si dhe menaxher i projektit "CAN for Balkans - Comics Alliance Networking", një projekt i programit Creative Europe, thirrja "Forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe konkurrueshmëria e industrive kulturore dhe krijuese në Ballkanin Perëndimor”. Ekspozita e paraqitur në Tiranë do të udhëtojë më pas në Bruksel (Belgjikë), Veles (Maqedonia e Veriut) dhe Leskovac (Serbi). Ekspozita realizohet në kuadër të projektit "Can for Balkans - Comics Alliance Networking for Balkans", i cili është një nga 13 projektet fituese të thirrjes "Forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe konkurrueshmëria e industrive kulturore dhe krijuese në Ballkanin Perëndimor" (EACEA 39/2019), në kuadër të Programit të financimit të Evropës Krijuese dhe zbatohet nga Muzeu Historik i Qarkut Brasov (udhëheqës i projektit), Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, Muzeu i Artit Komik Bruksel - Qendra në Belgjikë e Stripit Komik, Strip Centar na Makedonija (Maqedonia Veriore), Qendra Kulturore e Leskovcit - Leskovac comic shkolla “Nikola Mitrovic Kokan” (Serbi).
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
