BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Ekspozita “Dedë Jakova”, me imazhe të rralla në muzeun “Marubi”

Ekspozita “Dedë Jakova”, me imazhe të rralla në

Hulumtimi i koleksioneve fotografike të arkivit mbetet njëri nga programet më të rëndësishme të muzeut kombëtar të fotografisë “Maryubi” në qytetin e Shkodrës. Sipas institucionit kjo synon njohjen, prezantimin e studimin e punës së autorëve të arkivit dhe sjell në vëmendje ekspozitën e hapur në mjediset e tij. ““Dedë Jakova” është pjesë e këtij programi dhe krijimtaria e tij i ofrohet për herë të parë publikut përmes një ekspozite autor. Jemi të hapur nga e marta në të dielën e ju ftojmë për ta zbuluar”, shprehet institucioni. Prej disa javësh në Shkodër po qëndron hapur ekspozita, me imazhe nga fotografi i njohur shkodran Dedë Jakova. Pamjet e rralla janë ekspozuar në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, të cilat përcjellin imazhet e kohës. Më herët, muzeu “Marubi” në një material shprehej se Dedë Jakova është ndër autorët me korpusin fotografik më voluminoz në arkivin e muzeut. “Puna për hulumtimin e koleksionit të tij na ka njohur një fotograf të kujdesshëm, të zhdërvjelltë, një performues të jashtëzakonshëm, një personazh qendror të një pjese të madhe të shkrepjeve të tij, një kurues të imazhit si nga ana cilësore e materialit fotografik, ashtu edhe nga ajo estetike e ndjesore në momentet që ai përzgjedh të fotografojë”, thuhej në material. Më herët muzeu informoi për përgatitjen e kësaj ekspozite, e cila vjen në kushte të veçanta si pasojë e covid -19 dhe normalisht kërkon respektimin e rregullores së pandesmisë. E kuruar nga Lek Gjeloshi kjo ekspozitë sjell aktivitetin e Dedë Jakovës, të zhvilluar kryesisht në Shkodër. Në këtë ekspozitë përshkohen kalimet e forta ideologjike e politike, prej frymës së monarkisë e ndikimit të fashizmit italian, në konsolidimin e regjimit diktatorial të komunizmit. Në këtë sistem u ndesh me procesin e shtetëzimit, në vitet ’60-të, i cili kulmoi me mbylljen e studiove fotografike private. Në vitin 1970 iu bashkua fotografëve të tjerë që e dorëzuan në shtet fondin e tyre, duke lënë në trashëgimi prej rreth 58.000 negativësh në xham, planfilm e film rul. Dedë Jakova (1914-1973) lindi në Shkodër, në një familje intelektualësh. U shkollua në kolegjin saverian të qytetit, ndërsa mësimet e para mbi fotografinë i mori pranë Kel Marubit. Në vitin 1932 hapi studion e vet, “Foto Jakova” dhe në gjysmë e viteve ’30-të ishte përfaqësues në rang kombëtar i filmave fotografikë “Ferrania” e “Lomberg”, për të cilët kishte eksluzivitetin