
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Ekspozita e arteve figurative “Tradita” me 46 punime të 20 artistëve në Galerinë e Artit Tiranë

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 29 Nëntor 2022

Portrete, peizazhe, kompozime dhe punime të tjera janë pjesë e ekspozitës “Tradita” në Galerinë e Artit Tiranë. Një grupim artistësh të njohur prezantojnë para publikut punët e tyre, por organizatorët kanë sjellë në këtë ekspozitë dhe punime të artistëve që janë ndarë nga jeta, si punë të piktorit Sali Shijaku. Piktori Robert Përmeti një nga organizatorët e ekspozitës tregon se marrin pjesë 20 piktorë dhe skulptorë. “Artistët pjesëmarrës paraqiten me 46 punë në këtë ekspozitë. Në përbërje janë një grup i zakonshëm pothuajse me pak ndryshime, pasi janë dhe disa pjesëmarrës të rinj në këtë eveniment, por jo se janë të rinj si krijues”, tregon piktori Robert Përmeti për ekspozitën. Artistë nga Tirana, Korça, Berati, etj, janë pjesë e ekspozitës, por nuk mungojnë dhe artistë shqiptarë që vijnë nga Greqia që kanë ekspozuar punët e tyre në GAT. Punët e artistëve Guri Madhi, Sali Shijaku, Shaban Hysa janë në ekspozitën “Tradita” në GAT, për të vijuar dhe me punime të artistëve Lec Shkreli, Minella Tanellari, Buron Kaceli, Romeo Goliku, Robert Përmeti, Roland Karanxha, Idriz Balani, Llambrini Dena, Emiona S. Nako, Pëllumb Bylyku, Agron Polovina, Ilmi Kasemi, Gjergji Meta, Nesti Taco, Haxhi Gashi, Elvis Goliku, Ana Gara. “Kjo ekspozitë është për herë të parë, ku Sali Shijaku ekspozohet pa qenien e vet dhe ndërkohë bëjmë dhe një lloj homazhi për të, një përkujtimore”, thotë piktori Robert Përmeti. Sipas tij në këtë ekspozitë janë kryesisht punime të reja dhe në krye të saj qëndrojnë piktorë të njohur. “Janë punime në portrete, kompozime, peizazhe, ka aplikacion skulpturor, etj”, shprehet ai.
Punimet në ekspozitë
Piktorë dhe skulptorë janë bërë bashkë këtë herë në “Tradita”, por piktori Robert Përmeti si një nga organizatorët shprehet se publiku mund të gjejë punime mjaft interesante. Punime që siç tregon ai përcjellin dhe mesazhe. “Llambrini Dena krijon kompozicione me zallishte lumi, që vjen më një mesazh paqeje, kemi Ilmi Kasemin që vjen me një fabul nga legjenda nga mali i Shpiragut dhe i Tomorrit, që është interesante për ta ditur historinë dhe për ta paraqitur atë historikisht, Idriz Balani në skulpturë vjen me portretin e Skënderbeut dhe të një intelektuali durrsak”, tregon Përmeti. Ekspozita, që u çel në ditët e festave të nëntorit sipas piktorit Robert Përmeti vjen dhe si një mesazh i artistëve për këto ditë për të uruar gjithë shqiptarët dhe kolegët e tyre. Ekspozita “Tradita” në artet figurative hapet për herë të parë në Galerinë e Artit Tiranë, por piktori Robert Përmeti tregon se kanë mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe janë mirëpritur dhe nga GAT. “Në GAT ne si grupim ekspozojmë për herë të parë dhe në këtë promovim na ka ndihmuar Bashkia e Tiranës, por dhe GAT duke qenë se aty drejtori është dhe piktor na ka krijuar hapësira për të bërë më të mirën në ato kushte. Ne kemi bërë më të mirën që mundëm të arrinim”, shprehet piktori Përmeti. Ekspozita do të qëndrojë rreth dhjetë ditë në GAT.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
