
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Ekspozita "E kam në zemër popullin tem shqiptar" për Nënë Terezën në MHK

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Shtator 2022

Me rastin e 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, po njëkohësisht edhe përvjetorit të shpalljes së saj shenjtore, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u çel ekspozita "E kam në zemër popullin tem shqiptar". Kjo ekspozitë u realizua falë bashkëpunimit midis Muzeut Historik Kombëtar, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ndërkaq, fotot që u paraqitën në të u përzgjodhën nga dom Lush Gjergji, përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës. Ato na njohin me jetën, sakrificat dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme të Shën Terezës në shërbim të kauzës së saj e sidomos në ndihmë të të varfërve. Prof. dr. Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në fjalën e tij përshëndetëse, veç të tjerash, theksoi se në institutin që ai përfaqëson është ngritur një departament që mban emrin “Gonxhe Bojaxhiu” dhe se figura e Shën Terezës ka qenë si një simbol përbashkues i shqiptarëve për më shumë se 100 vjet. Më tej ai e vuri theksin te bashkëpunimi midis Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës, duke bërë gjithashtu një historik të shkurtër të komunitetit katolik shqiptar në Shkup, vatër prej nga doli dhe vetë Nënë Tereza. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, prof. as. dr Ardit Bido, në fjalën e tij u shpreh se Shën Tereza i takon mbarë njerëzimit, por mbi të gjitha ajo është shqiptare. Ai u ndal në tri letra personale të saj, të panjohura deri tani, që u zbuluan gjatë kohës së përpunimit të dokumentacionit arkivor. Ai veçoi një fjali të Shën Terezës në këto letra, ku shkruhej: “Zotit i kam dhënë besën e shqiptarit”, çka dëshmon ndërthurjen midis lokales dhe universales në personalitetin e shenjtores. Ndërsa dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, përgëzoi organizatorët dhe të gjithë ata që u kujdesën kohë pas kohe për hapjen e kësaj ekspozite dhe udhëtimin e saj gjatë itinerarit që ndoqi në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, si shenja identitare të kulturës shqiptare.
Më të lexuarat


Artistët: Opera e parë shqiptare “Mrika” një vepër me muzikë të bukur, ajo përfaqëson realitetin shqiptar të asaj kohe

Gjergj Prevazi: Konkurrenca teatrore rrit përgjegjshmërinë për të selektuar vlera, t’i inkurajosh regjisorët e rinj është dhe duhet të jetë detyrë e çdo teatri

QKLL: E kemi sjellë figurën e shkrimtarit Petro Marko të jetë më i pranishëm në aktivitete

Opera “Carmen” në TKOB, drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor

Trashëgimia kulturore në shek. XXI diskutohet në konferencën në Napoli

“Vazhdë” me punët e tetë artistëve, që reflektojnë mbi aktin e përcjelljes së njohurive ndër breza si një element themelor i njerëzimit

Mbrëmja kinematografike në Francë për festat e nëntorit hapet me filmin “Përrallë nga e kaluara”

Vepra teatrore “Shtëpia e Zotit” bashkëprodhim i tre teatrove me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në një shtëpi bari

Margariti: Artistë profesionistë e bartës të gurrës popullore u bënë bashkë në “Folk Fest”

Vasil Tole: Opera “Rusallka” në 1953 konfirmoi pjekurinë e stafeve tona artistike, të afta për të interpretuar në skenën shqiptare gjininë e operas botërore e më pas edhe ato kombëtare
