BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Kultura

Ekspozita “Etërit e Tiranës”, si homazh për figurat e shquara

Ekspozita “Etërit e Tiranës”, si homazh për figurat e

Tirana 100 vjet më parë, në 11 shkurt të 1920 u shpall kryeqyteti i ri i Shqipërisë. Gjatë këtij shekulli, Tirana ka pësuar ndryshime të mëdha për mirë apo për keq, por ajo që ka një rëndësi të madhe janë gjurmët që ka lënë klasa intelektuale, e cila i dha identitet Tiranës duke e bërë atë kryevlerë në çdo drejtim. Në kuadër të këtij viti jubile për Tiranën, Bashkia ka mbështetur dhe realizuar shumë projekte , ndër të cilët është dhe ekspozita memorial që u hap në sheshin “Skënderbej”, pranë Pallatit të Kulturës e titulluar “Etërit e Tiranës”. Në njoftimin nga drejtoria e kulturës thuhet se kjo ekspozitë shërben si homazh, nderim për disa nga figurat e shquara të Tiranës për rreth një muaj për t’ju prezantuar brezit të ri. “Duke marrë në konsideratë faktin që janë të shumtë ata njerëz që u shkolluan jashtë dhe ia kushtuan jetën dhe dijet e tyre prosperitetit dhe zhvillimit të kryeqytetit, në këtë fazë të parë, nga realizuesit e projektit Albana Kozeli dhe Heldi Pema, janë përzgjedhur dhjetë figura intelektuale për tu sjellë në kujtesë dhe për tu nderuar”, thuhet në njoftim për këtë ekspozitë në sheshin “Skënderbej”. Në promovimin e kësaj ekspozite mes shumë të ftuarish, qytetarë të Tiranës, familjarëve të figurave të shquara, artistëve, një vend të rëndësishëm zunë dhe prezantimet biografike që ju bënë këtyre figurave nga kryetari i shoqatës “Tirana” Arben Tafaj, si dhe historianit dhe autorit të shumë librave mbi Tiranën, Skënder Farka. Ata u shprehën shumë entuziast që në kuadër të 100- vjetorit të Tiranës kryeqytet sillen në vëmendje figura të vyera, të cilat kanë vënë gur themeli në Tiranë. Në 100 vjet, Tirana e ngriti me mund fizionominë e saj urbane, arkitektonike dhe sociale. Të panumërt janë emrat e familjeve të rëndësishme të patriotëve dhe njerëzve të spikatur në dije e kulturë. Janë ata, që si gurë themeli i dhanë kryeqytetit karakterin e tij unik, atë karakter që brezat e përcjellin me dashuri e respekt sot e kësaj dite. Intelektualët e përzgjedhur në këtë fazë të parë të projektit “Etërit e Tiranës” janë Sadik Kaceli, Murat Toptani, Abdi Toptani, Iliaz Vrioni, Ymer Bali, Bedri Llagami, Ismail Tufina, Ismail Ndroqi, Ali Begeja dhe Qemal Butka.