BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x
BREAKING NEWS

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet dëshmia e Sekretares së Përgjithshme e Shëndetësisë

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e
x

Kultura

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga

Artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë pjesë e ekspozitës “Europa ime” me punimet e tyre në mediumet e pikturës, fotografisë, dizajnit grafik, posterit, pikturës digjitale dhe skulpturës. Ekspozita "Europa ime" me kurator  Elton Koritarin, që u hap këto ditë në Tiranë organizohet nga “EU Policy Hub” në Shqipëri dhe Instituti SINK në Kosovë me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.  Ekspozita “Europa ime” përmbyll një projekt një vjeçar, që nxit diskutimin mbi Europën përmes artit. Projekti “Arti afron Europën më pranë të rinjve” synon angazhimin e artistëve të artit vizual në Shqipëri dhe në Kosovë, nxit krijimtarinë artistike të të rinjve me muzë Europën, kontribuon në ligjërimin publik mbi integrimin dhe identitetin europian të shqiptarëve. Ekspozita është platformë e shpërfaqjes publike mbi Europën, mbi ngjyrimet e identitetit europian dhe perëndimor të shqiptarëve, duke ndikuar në një kuptim më realist mbi botëkuptimin e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova për kontinentin dhe institucionin Europë. Ekspozita e përbashkët “Europa ime” u çel në ambientet e “Europa House”. Pas një selektimi në dy vende Shqipëri dhe  Kosovë ekipi organizator i kësaj ekspozite përzgjodhi 20 artistë, të cilët me punimet e tyre në mediume te ndryshme të artit vizual shpërfaqin konceptet e tyre se sa afër apo larg e ndjejnë ata Europën. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë Erblina Dalipi, Albi Yzo, Desara Ndoci, Elona Sylyku, Ened Kuka, Era Bajo, Erisa Breznica, Albina Fetahu, Kristi Simo, Dhurata Begolli, Gresa Gashi, Gention Qeli, Qëndresa Krasniqi, Rudina Rashiti, Bajram Llapashtica, Learta Ibraj,  Klimt Dinollari, Erleta Loshaj, Klejda Gjata, Megi Ajdini.