BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Ekspozita fotografike “Mbro & Promovo”, si sensibilizim për trashëgiminë kulturore

Ekspozita fotografike “Mbro & Promovo”, si sensibilizim për

Ekspozita fotografike “Mbro & Promovo” u çel në Tiranë, qëllimi sensibilizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulture. Fotot e ekspozitës shëtitëse janë prezantuar për publikun në kangjellat e presidencës në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun gjithë muajin gusht dhe më pas do të udhëtojë në qytetet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Beratit. Janë këto qytete që presin këtë ekspozitë, që vjen në edicionin e saj të tretë. Sipas organizatores, Ilda Mara “Mbro & Promovo” është sllogani i kërkimit fotografik, që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjtë, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme, që shoqërojnë identitetin tonë kulturor. Fotografitë prezantohen për publikun pas një konkursi, që është zhvilluar më parë. "Kjo ekspozitë vjen në një moment kur në këtë vend po promovohen kultura kitch, antivlerat kulturore, dhe kjo ekspozitë shërben si antipod”, shprehet anëtari i jurisë Andi Tepelena. Kjo ekspozitë merr më shumë vlerë për trashëgiminë kulturore. Përfshirja e të rinjve, premton vazhdimësinë e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare nga brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Duke shikuar nga e kaluara, të rinjtë do të ndërtojnë të ardhmen bazuar në vlerat shpirtërore kulturore, që kanë prodhuar shqiptarët ndër shekuj. Por përballë problemeve të shumta që ka sot trashëgimia jonë kulturore në vend, sipas anëtarit të Jurisë, Andi Tepelena qëllimi është dhe nxitja e institucioneve për të bërë punën në mbrojtje të monumenteve të kulturës. 

Konkursi me fotografi

Konkursi “Mbro & Promovo” ka një karakter të veçantë artistik dhe ndërgjegjësues kryesisht tek të rinjtë, fokusimi i vëmendjes së tyre tek trashëgimia kulturore dhe natyrore e Shqipërisë, evidentimi i problematikave të ndryshme, promovimit dhe mbrojtjes së saj. “10 fotot finaliste të përzgjedhura nga juria janë pjesë e kësaj ekspozite shëtitëse nëpër Shqipëri, në hapësira publike të destinuara për publikun e gjerë, që ai të sensibilizohet më shumë me vlerat dhe bukuritë e Shqipërisë”, thuhet në materialin e ekspozitës. Fotot konkurruese në edicionin e tretë të “Mbro & Promovo” u seleksionuan dhe vlerësuan nga një juri profesionistësh e përbërë prej fotografes franceze Françine Carpon, Ilda Mara, drejtoresha e Argjiros, Lejla Hadiç, drejtoreshë e Cultural Heritage Without Borders- Shqipëri, historiani Mesut Tufan ish drejtor i “SIPA Press” në New York dhe Paris, Ardian Isufi dekan i Arteve Figurative në Universitetin e Arteve Tiranë, Eliza Hoxha arkitekte, Arbër Kadia kurator, Blerina Berberi drejtoreshë e Ekphrasis Studio, Romain Bijard, Patrimoine sans Frontieres, arkitektja Irsida Bejo, si dhe Andi Tepelena drejtori i “Art Kontakt”. Konkursi dhe ekspozita “Mbro & Promovo” është një iniciativë e revistës “Art & Trashëgimi” dhe CHwB Shqipëri. Fotoja fituese e këtij edicioni i shkon studentit polak në arkeologji Michal Pisz: Sarda mesjetare shqiptare, ishulli i Shurdhahut, Vaut të Dejës. Michal Pisz, në kuadër të misionit arkeologjik franko-shqiptar në luginën e Drinit ka fotografuar gjurmë mesjetare në ishullin e Shurdhahut, është një ishull në lumin Drin, ku ndodhet qyteti mesjetar i Sardës, në liqenin artificial të Vaut të Dejës. 

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat