
Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ekspozita “fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur” do të hapet në muzeun “Marubi”

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2022

Ekspozita personale e fotografit Michel Setboun "fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin duhur" kuruar nga Luçjan Bedeni do të çelet në muzeun “Marubi” më 25 nëntor. Në materialin e muzeut rreth Michel Setboun, thuhet se ishte vetëm 17 vjeç kur filloi udhëtimet e tij nëpër botë. “Në njërin prej tyre tek vizitonte Jugosllavinë, pati rast të ndalonte edhe në Kosovë. Ky ishte momenti që zgjoi tek ai kuriozitetin për të parë Shqipërinë e izoluar. I kamufluar si pjesë e një grupi të rinjsh marksistë francezë që vizitonin Shqipërinë në kuadër të miqësisë mes dy vendeve, Setboun vjen për herë të parë në 1981. Të kësaj vizite janë shkrepjet e serisë “Shqipëria në vitin 1981”, në të cilën nuk gjejmë asnjë imazh që tregon realitetin e burgjeve, kampeve të internimit, shkatërrimin e objekteve të kultit apo skamjen ku jetonin shqiptarët. Jeta në rrugë nën regjimin komunist në Shkodër është e vetmja foto e shkrepur tinëz, në të cilën dallohet habia që shqiptarët kishin kur shikonin të huajt”, thuhet në material. Të bën përshtypje thuhet në shkrimin rreth ekspozitës te muzeu, që me përjashtim të këtij imazhi, në këtë seri nuk e shikojmë dot Michel-in fotograf, por vetëm regjinë e pushtetit, e cila kishte një sistem të tërë trukimi, për ta shfaqur Shqipërisë një vend të lumtur e të begatë. “I ndërgjegjshëm për ekzistencën e një realiteti tjetër, ai rikthehet në 1986 e çdo vit me radhë deri në rënien e komunizmit në 1991”, thuhet në material. Ekspozita personale e fotografit Michel Setboun "fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin duhur" kuruar nga Luçjan Bedeni që do të hapet në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri. Ekspozita në muzeun e fotografisë “Marubi” në Shkodër vjen në vijim të veprimtarive dhe ekspozitave që po zhvillon ky institucion.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
