Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita "Frymë Pranverore" mbledh në Tiranë 13 artistë shqiptarë nga trevat

Postuar: 15/03/2019 - 07:33

Ekspozita "Frymë Pranverore" i shtohet jetës artistike të Tiranës këto ditë të muajit mars. Një ekspozitë që tashmë ka krijuar traditën e saj dhe këtë vit është në edicionin e gjashtë për publikun. Ekspozita është hapur në “Destil” dhe është me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria dhe mbarë trevat shqipfolëse. Janë 13 artistë piktorë dhe skulptorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, që marrin pjesë në ekspozitë me veprat e tyre. Skulptori Petraq Prifti, piktorja Enkelejda Prifti, artisti Agim Krasniqi nga Kosova dhe të tjerë janë pjesë e kësaj ekspozite në edicionin e gjashtë. Organizatori dhe kuratori Olgert Rakipllari tregon se në vigjilje të "Ditës së Verës" Qendra Kulturore “ASA” me mbështetjen e "Destil Hostel Albania" organizoi ekspozitën tashmë tradicionale "Frymë Pranverore". Sipas tij, risi të këtij edicioni  është dhe një workshop për talentet e së ardhmes. “E hapëm ekspozitën më datë 13 mars, vazhdon ende hapur,  dhe risi është një workshop dedikuar posaçërisht artistëve të vegjël, fëmijëve të apasionuar pas artit, stilimit dhe arkitekturës, në të cilin do të krijojmë duke u frymëzuar nga punimet e ekspozitës dhe motivet pranverore të stinës”, shprehet artisti Olgert Rakipllari, që prej vitesh është marrë me organizimin dhe zhvillimin e kësaj ekspozite. Ekspozita “Frymë Pranverore” që ka mbërritur në edicionin e 6-të dhe ku bën bashkë 13 artistë, në punime mbizotërojnë ngjyrat dhe konceptet rreth rigjenerimit të natyrës dhe njeriut. Artistja Enkelejda Prifti, e cila ka studiuar në Shën Peterburg, prezantohet me një cikël punimesh ku mbizotëron natyra, po ashtu dhe të tjerë artistë kanë të veçantat e tyre në veprat e krijuara. Sipas kuratorit, qëllimi kësaj ekspozite është energjia pozitive dhe përzgjedhja e punëve është bërë sipas ndarjes me një kriter që është cilësia.

Aktiviteti artistik

Organizatori dhe kuratori i kësaj ekspozite Olgert Rakipllari thotë mes të tjerave se nga ky aktivitet për 6 vite janë prezantuar talente të reja, të cilët sot janë edhe pedagogë arti. Sipas tij edhe këtë vit ka një larmi punësh të cilët sjellin edhe njëherë tematikën e pranverës. “Ju ftojmë të festojmë së bashku ardhjen e pranverës me ngjyrat e artit tonë”, vijon organizatori piktori Olgert Rakipllari. Qendra kulturore “ASA” po vijon me aktivitete në jetën artistike. Mes ekspozitave që hapen dhe bëjnë bashkë artistë të ndryshëm jo vetëm nga Shqipëria, Kosova por dhe më gjerë përmendim dhe “ASA Colony”, që bëri bashkë 30 krijues nga mbarë trevat shqipfolëse. Skulptorë, grafistë, fotografë, stilistë dhe arkitektë, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës që u bënë bashkë për të punuar në Tiranë. Krijuesit qëndruan në Tiranë për tre ditë me radhë nga data 21-23 prill ku krijuan vepra mbi tematikën “Teknologjia dhe të Rinjtë” që Qendra ASA kishte vendosur në edicionin e dytë të “ASA Colony”. Gjatë këtyre tre ditëve me pune u krijuan vepra artistike në pikturë, skulpturë, dizjan grafik, etj. Këto vepra më pas iu nënshtruan vlerësimit paraprak të jurisë ku 30 prej tyre u përzgjodhën të bëhen pjesë e konkursit të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilimit dhe Arkitekturës “ASA Awards”  edicioni VI,  në 1 Maj 2017. Olgert Rakipllari, ideatori dhe themeluesi i Qendrës Kulturore ASA më herët për këtë projekt u shpreh se “Techno-Youth”  ishte tema e vendosur për konkursin dhe arsyeja që ishte zgjedhur kjo temë është për shkak të aktualitetit dhe ndikimi i teknologjisë në rritje tek njeriu. 

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 07:28

Në galerinë “Art Saranda” këto ditë është çelur ekspozita “Stinët në peizazh” me vepra të piktorit të njohur Sadik Kasa.

Postuar: 20/03/2019 - 07:27

“Ngjarje” titullohet filmi i regjisorit Lorin Terezi, i cili këto ditë ka përfunduar

Postuar: 20/03/2019 - 07:25

Filmi “Streha Mes Reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është shpallur fitues i

Postuar: 20/03/2019 - 07:24

Këshilli Kombëtar i Librit dhe i Nxitjes së Leximit është i parashikuar në ligjin e librit, por n

Postuar: 19/03/2019 - 07:34

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars.

Postuar: 19/03/2019 - 07:33

Ekspozita “Përgjithmonë kanavac” u çel për publikun me punime të piktorit të njohur A

Postuar: 19/03/2019 - 07:31

 Ndërhyrjet që bëhen me dije nga institucionet, duket se janë shumë të pakta për qendrën his