BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozita "Fytyrat e diktaturës”, në ish vilën e diktatorit në Bllok

Ekspozita "Fytyrat e diktaturës”, në ish vilën e

Ekspozita "Fytyrat e diktaturës" u çel në ish vilën e diktatorit në bllok në kuadër të edicionit të shtatë të “Ditëve të Kujtesës”. Organizuar nga IDMC dhe ISKK, në murin e sallonit të dikurshëm të shtëpisë së diktatorit janë vënë imazhet e 171 burrave dhe grave që gjatë regjimit komunist ishin përgjegjës për dënimet, internimet, burgosjet, dëbimet dhe ekzekutimet. Nga Enver Hoxha te Beqir Balluku, Nesti Kerenxhi, Edmond Caja, Gogo Nushi, Kadri Hazbiu, Hysni Kapo, Mehmet Shehu e deri te hetues si Ali Xhunga, Agron Kokona, drejtorë të ish Sigurimit si Vaskë Koleci, Zef Loka, Mihallaq Zicishti, në gjyqtare e prokurorë si Aranit Çela, Bilbil Klosi, Nevzat Haznedari, Irakli Puka, Petrit Hakani, Qemal Lame, Vangjo Mitrojorgji, krahas emrave dhe fotografive janë lënë edhe disa vende bosh, sepse ky mur sipas organizatorëve është i vogël. Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë tha se ky mur është pak. “Është një mur që përfaqëson idenë tonë, por duhet të shtohen edhe fotografi të tjera si edhe dokumente të tjera. Donim që ekspozita të çelej këtu, sepse këtu dikur janë marrë vendime për fatet njerëzore dhe kjo godinë duhet kthyer në muze për diktaturën", tha Godole. Kategoritë e përfshira në ekspozitë janë: Anëtarët e Byrosë Politike, si organi më i lartë ekzekutiv i PPSH; Drejtorët e armës së Sigurimit të Shtetit, kryesisht të asaj që më pas do të njihej si Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit; gjyqtarë, prokurorë, hetues, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, oficerë Sigurimi, komandantë a komisarë burgjesh e kampesh. Drejtori i ISKK, z. Çelo Hoxha tha se ajo qe tregohet në këtë ekspozitë është shumë pak nga thellësia dhe gjerësia e shpërndarjes së krimeve përgjatë 50 viteve të diktaturës. Në çeljen e ekspozitës, drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer, Tobias Rüttershoff, foli për rëndësinë e kujtesës dhe mbështetjen që ky fondacion i jep këtij aktiviteti. Ish të përndjekur, ish të dënuar dhe trupi diplomatik në Tiranë ndoqi ekspozitën. E vendosur në ish vilën e diktatorit në Bllok, ekspozita qëndron dhe sot për publikun.

Më të lexuarat