BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Ekspozita “Gjendje të brendshme”, Kristian Zara: Përdor figurën e njeriut përmes së cilës shprehen vëzhgimet artistike e filozofike

Ekspozita “Gjendje të brendshme”, Kristian Zara: Përdor

Ekspozita “Gjendje të brendshme” me punime të ndryshme pikturë, vizatim dhe teknikë e përzier hapet sot në “Argonaut Art Factory”, në Tiranë. Artisti Kristian Zara vjen me ekspozitën e tij personale para publikut këto ditë të para të muajit qershor, në një hapësirë të re për prezantimet e punëve të artistëve në kryeqytet. Artisti Kristian Zara me ekspozitën e tij personale vjen me punime të ndryshme, dhe shprehet se në punët e tij përdor figurën e njeriut, përmes së cilës mund të shprehë vëzhgimet e tij si artistike e filozofike. “Në hulumtimin tim artistik, ndërthurja e veprimtarive bashkë me manifestimin shpirtëror të psikikës janë tashmë pjesë e rëndësishme e studimeve të mia si artist. Unë përdor figurën e njeriut nëpërmjet së cilës mund të shpreh të gjithë vëzhgimet artistike, filozofike, që burojnë nga një proces i pandërprerë meditimi dhe analize”, thotë artisti mes të tjerave. Ekspozita “Gjendje të brendshme” hapet këtë të enjte në “Argonaut Art Factory” në Tiranë, dhe bëhet pjesë e jetës artistike në kryeqytet. Por për krijimtarinë e tij, artisti Zara thotë se duke vërejtur ndërveprimin midis botës së brendshme dhe të jashtme, njeriut dhe shoqërisë, natyrës dhe njerëzimit, shpesh ndodh të zhytet në një bashkëbisedim me të panjohurën e dikurshme. “Pavarësisht se unë përdor figurën e dikujt tjetër, vetë e panjohura është një pjesë e vetvetes sime, e cila si rrjedhojë kthehet në vetë-thelb-temë (subjekt) dhe objekt për t’u vëzhguar dhe zhvilluar konceptualisht. Çdo punim është një çast meditimi i cili nis me prurje kaotike dhe përfundon në një rregull të plotë ekuilibrash. Punimi vetë merr trajta dramatike përgjatë procesit krijues”, vijon më tej Kristian Zara për punët e tij në këtë ekspozitë personale.

Lloji i krijimtarisë

Kristian Zara është një artist, i cili e shtrin krijimtarinë e tij në fushën e artit pamor. Ka shumë vitesh veprimtari jashtë vendit, dhe prezantohet me krijimtarinë e tij edhe në Shqipëri. Zara tregon se çasti përgjatë meditimit artistik mund të ngacmohet prej emocionit, frikës, urrejtjes, dashurisë, dhimbjes, kujtesës dhe çdo ndodhie e jashtme apo e brendshme qoftë kjo. “Përgjatë këtyre gjendjeve mendore, mjafton një sasi e caktuar mendimi për të nisur udhëtimin tim krijues. Shpesh, drejtoj vëzhgimin tim brenda pavetëdijes ose në atë qendrën e padukshme (fizikisht) nga ku buron edhe rryma e fillestare e veprimtarisë psikike e qenies sime. Për më tej, lloji i krijimtarisë sime shpërndahet nga punime në vaj në skulpture, shkrime dhe videoart. Nga psikanalizë në filozofi, sociologji dhe simbolikë. Kjo përqasje artistike bën të mundur, që hapësira për eksperimentim dhe kritikë të jetë gjithmonë e lirë”, shprehet Kristian Zara. Ekspozita vetjake e artistit Kristian Zara që prezanton sot “Argonaut Art Factory” do të hapet në orën 17:30. “Argonaut Art Factory” është një institucion kulturor (qendër arti) që ka për qellim të procesojë potencialin shpirtëror dhe kulturor në të gjithë Shqipërinë. Para kësaj ekspozite personale, për publikun u hap ekspozita “Qytet-qytet” me punët e një grupi artistësh, e cila ishte dhe treta e organizuar nga “Argonaut Art Factory” në Tiranë me qëllim promovimin e artistëve. Kjo ekspozitë u ndërtua dhe mori trajtë nga punime të realizuara nga 19 piktorë vendas.