
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Ekspozita “Gjuha shqipe, nga alfabeti në drejtshkrim” me dokumente historike dhe foto, ekspozohet dhe dokumenti i Lasgush Poradecit si delegat i Kongresit të Drejtshkrimit

Shkruar nga Julia Vrapi 24 Nëntor 2022

Dokumente historike dhe foto të figurave me rol të spikatur u ekspozuan në ekspozitën “Gjuha shqipe, nga alfabeti në drejtshkrim”. Me rastin e 50-vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit u çel në Akademinë e Shkencave nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozita dokumentare dhe fotografike “Gjuha shqipe, nga alfabeti në drejtshkrim”. Mes materialeve të ekspozitës përmendim dhe dokumentin e Lasgush Poradecit si delegat i Kongresit të Drejtshkrimit, që u mbajt më 1972, si dhe fakte te shumta që përkrahës të vendimarrjeve të Kongresit të Drejtshkrimit kanë qenë nga diasporat shqiptare jashtë kufijve, nga Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe arbëreshët. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u mbajt më 20 nëntor - 25 nëntor të vitit 1972, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe me qëllim që të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia, emra të njohur të albanologjisë, të shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Ekspozita e përgatitur me dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), që ishte dhe dje në ASH, përvijonte rrugëtimin dhe orvatjet për unifikimin e alfabetit (14-22 nëntor 1908) drejt miratimit të rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe (20-25 nëntor 1972).
Materialet, që u ekspozuan
Materialet e ekspozuara ndërtonin një narrativë binare, bazuar në dokumente historike të vendimeve të kongreseve përkatëse dhe në foto të figurave me rol të spikatur në punimet e kryehershme për çështjen e “ABC”-së. Mes dokumenteve të përzgjedhura pjesë e kësaj ekspozite përmendim dhe vendimi i Komisionit të Alfabetit për çështjen e “ABC”-së, përfshirë foto me anëtarët e këtij organi; Lista emërore e delegatëve që kanë marrë pjesë në Kongresin e Manastirit, të ardhur prej qyteteve të vendit, si edhe prej kolonive të mërgimit, etj. Korrespondencë mes Arqipeshkvisë së Shkodrës dhe Arqipeshkvisë së Durrësit mbi shtypjen e librave sipas udhëzimeve të Kongresit të Manastirit, krahas fotos së pjesëmarrësve në punimet e këtij organi; Procesverbale të mbledhjes së V-të dhe të VI-të të Komisionit për Çështjen e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit. Nuk mungonin dhe rregullat mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkruar, miratuar nga Komisia Letrare, bashkëlidhur fotos së anëtarëve të kësaj shoqërie; informacion i Ministrisë së Arsimit mbi Kongresin e Drejtshkrimit; rezoluta dhe lista e firmëtarëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe; urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit, etj.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
