BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Kultura

Ekspozita "Historia mbetet" hapet në ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë “Fokus Award”

Ekspozita "Historia mbetet" hapet në ditët e Festivalit

Festivali “Fokus Award” në edicionin e tij të 13-të erdhi me risi dhe evente në Fier dhe Tiranë. Çelja e festivalit zyrtarisht kurorëzoi konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesëmarrjen e qindra fotografëve shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota, por në të njëjtën kohë hapi siparin edhe të ekspozitave paralele. Në kuadër të festivalit në galerinë “Kalo” në Tiranë u hap ekspozita “Historia mbetet” nga Francesco Cito. I lindur në Napoli, Itali, në vitin 1949 ai është nga të paktë fotografë italianë që mban dy çmime “World Press Photo” (çmimi më i rëndësishëm ndërkombëtar për fotografinë).Pas fillesave të tij si fotograf i pavarur, emigron në Londër në vitin 1975, vit ku ai mori kopertinën e tij të parë për revistën “Sunday Times”. Në moshën 30 vjeç ai ishte një nga fotoreporterët e parë që arriti në mënyrë klandestine në Afganistanin e pushtuar. Që atëherë ai ka mbuluar si korrespondent, për shumë gazeta dhe revista ndërkombëtare, konfliktet e përgjakshme në Liban, në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Afganistan, Kuvajt, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, etj. Në vendin tonë ekspozohet për herë të parë në Shqipëri një ekspozitë me ciklin e tij “Historia mbetet”. Në kuadër të festivalit në galerinë “Vilson Kilica” në Fier u hap më 24 shtator ekspozita e fotografisë me temën "Tjetri- The Other" (kati 1), si dhe ekspozitë e kategorive të tjera të “Fokus Award 2022” (kati 2). Në teatrin “Bylis”, Fier në hollin qendror po të shtunën u hap ekspozita "Ambasadorë të Fotografisë Italiane në Shqipëri", në bashkëpunim me FIOF- Fondi Italian i Fotografisë Orvieto, ku më pas vijoi dhe ceremonia e çmimeve “Fokus Award”. Ekspozitat pranë galerisë “Vilson Kilica” do të qëndrojnë të hapura për dy javë dhe sipas traditës së “Fokus Award” do të shëtisin jashtë Shqipërisë.

 Pjesëmarrje e lartë e fotografëve

Organizatorët në materialin rreth festivalit shprehen se “Fokus Award” ndër vite ka qenë vazhdimisht vitrinë dhe shprehi e forcës, kompleksitetit dhe brishtësisë së fotografisë shqiptare, me një komunitet të gjerë artistësh rreth tij por akoma më shumë, me një fluks të qartë mendimesh, idesh dhe debatesh rreth ndjeshmërisë artistike dhe njerëzores së momentit. Pjesëmarrja shumë e lartë e fotografëve nga rajoni dhe bota sipas organizatorëve tregon edhe një herë se interesi rreth festivalit është përherë në rritje, nga 420 aplikime për të gjitha kategoritë, në ekspozitat pranë galerisë së artit “Vilson Kilica”, galeria “Kalo”, teatri “Bylis” apo ekspozita në natyrë pranë sitit arkeologjik Apolonia u ekspozuan punë nga 146 fotografë nga e gjithë bota si edhe ekspozita personale e fotografit Francesco Cito, ekspozita “Masters of Italian Photography” me 26 autorë italianë, etj. Ekspozita kryesore e “Fokus Award 2022” është edhe tema e konkursit, e titulluar “Tjetri”. Festivali këtë vit organizohej nga “Qëndra Albania Fokus” / me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Bashkia Fier, BenArt Print / në partneritet me galerinë e artit Fier, FIOF, EJAlbum. Drejtor artistik Arben Alliaj, menaxher projekti Saimir Ahmeti, kuratorë Elton Koritari, Burim Myftiu, Osman Demiri, kuratore e ekspozitës “Tjetri”: Vlora Demiri.