BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozita "Horizonte të hapura", një rrugëtim në fototekën e panjohur të filmit shqiptar

Ekspozita "Horizonte të hapura", një rrugëtim në

Ekspozita "Horizonte të hapura" nga Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit vjen me historinë e kinemasë shqiptare. Ekspozita është një projekt nga AQSHF në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe pjesë në kalendarin e aktiviteteve, që u zhvilluan në vendin tonë gjatë muajt mars për Pranverën Frankofone. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit solli këtë ekspozitë virtuale në ditën e fundit të marsit, që është e kuruar nga Iris Elezi, Thomas Logoreci dhe Genti Gjikola, por janë dhe të tjerë bashkëpunëtorë që ndihmuan, në realizimin e “Horizonteve të hapura”. AQSHF e cilëson dhe si një projekt rrënqethës këtë ekspozitë, ku mes të tjerave zbulohen fotot dhe filmime të rralla dhe çdo gjë shpjegohet për çfarë ka ndodhur në vitet e ish Kinostudios, me operatorët, aktorët, regjisorët dhe më gjerë. “Një rikthim në kohë në historinë e kinemasë shqiptare dhe një provë e suksesit të hershëm, i cili ringjall shpresën se një ditë kinemaja shqiptare do të njihet përtej kufijve. Ndiqni këtë projekt rrënqethës të sjellë nga Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Ambassade de France en Albanie dhe Aleanca Franceze e Tiranes - Alliance Française de Tirana”, shprehet Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Ekspozita “Horizonte të hapura” sipas AQSHF është një rrugëtim në fototekën e panjohur të filmit shqiptar. Mes materialeve të rralla që janë pjesë e kësaj ekspozite virtuale që është në faqen e AQSHF, janë dhe pamjet nga premiera e filmit “Vdekja e kalit” me regji nga Saimir Kumbaro në 1992. “Si shumë xhirime pa u parë mblodhën pluhur në një raft. Janë xhirime nga nata premierë “Vdekja e kalit”, filmi i parë i prodhuar pas rënies së diktaturës në Shqipëri, duke parë këta burra që përpiqen të mbajnë turmën kupton më mirë çfarë nënkuptonte kinemaja për shqiptarët”, shpjegohet për pamjet, që prezantohen në këtë ekspozitë.

Fotot, që ekzistojnë

Ndërtesa e ish Kinostudios “Shqipëria e Re” vjen gjithashtu përmes fotove të rralla të asaj kohe. Në materialin e ekspozitës, thuhet më tej se përpara se kjo ndërtesë të ndërtohej në një cep të Tiranës, filmat shqiptarë nuk ekzistonin. “Foto e 1952 e ish Kinostudios. Më parë shqiptarët shikonin kronikat e huaja, komedi italianen dhe filma rus me partizanë. Tre muaj më vonë një grup njerëzish erdhën të inauguronin Kinostudion “Shqipëria e re”, vijon materiali. Një foto e rrallë është ajo e njeriut, që xhiroi dhe filmin e parë të gjatë artistik shqiptar “Tana” 1958. Bëhet fjalë për Mandi Koçin, një nga operatorët pionierë të kinematografisë shqiptare. Në vijim shpjegimi i kësaj ekspozite virtuale vijon se mbetet si një prej kënaqësive të arkivimit dhe ruajtjes së fototekës katalogimi i qindra njerëzve, që vinin çdo ditë në Kinostudio për të krijuar kinematografinë shqiptare. “Shumë prej tyre më vonë u bënë piktorët, shkrimtarë, regjisorët më të shquar shqiptarë. Shumë janë ende të pa identifikuar, madje disa fotografi çudi që ekzistojnë ende”, vijon materiali. Foto të aktorëve si Rikard Ljarja dhe Edi Luarasi në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, dhe të tjerë aktorë në filma janë pjesë e kësaj ekspozite. Organizatorët shpjegojnë se më shumë se gjysma e mijëra fytyrave që ndodhen në arkiv janë ende të paidentifikuara. Sipas AQSHF, një prej qëllimeve të këtij rrugëtimi është tu vendoset një emër këtyre individëve. “Fotot e punonjësve të Kinostudios janë më shumë se imazhe, nëse gërvisht pak sipërfaqen tregojnë histori specifike, si personale ashtu dhe kombëtare. Projekti ynë i fototekës do të sigurojë ruajtjen e koleksionit të fotove, është një sfidë e madhe, por çdo ditë një zarf hapet dhe bëhet një zbulim i ri”, thuhet ndër të tjera në ekspozitën virtuale. Në arkiv janë mijëra foto historike të trashëguara nga fototeka e ish Kinostudios. Foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, ngjarjeve historike, artit si dhe nga historiku i ish Kinostudios.