Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita, izolimi nga regjimi në vitet ’70 në Gjermaninë lindore

Postuar: 12/10/2018 - 07:25

Në Galerinë Kombëtare të Arteve çelet sot ekspozita “Kolazhe dhe Edicione”, që sjell për herë të parë në Ballkan koleksionin e artistes gjermane Ruth Ëolf-Rehfeldt. Koleksioni i prezantuar në Tiranë pasqyron izolimin nga mbikëqyrja e rreptë e regjimit nën të cilin jetonte.

Ekspozita “Kolazhe dhe Edicione” që sjell për herë të parë në Ballkan koleksionin e artistes gjermane Ruth Ëolf-Rehfeldt është kuruar nga Sven Spieker, dizajni i ekspozitës nga arkitektja Johana Meyer-Grohbruegge. Kuratori i ekspozitës Sven Spieker tregoi për praktikën artistike të Ruth Ëolf-Rehfeldt, e cila përdorte makinën e shkrimit në vend të duarve të saj për të prodhuar imazhe të ndryshme në zinkografi. “Ruth zgjodhi këtë mënyrë si një përgjigje ndaj situatës dhe kufizimeve që ajo përjetonte si artiste në Gjermaninë Lindore, gjatë viteve ‘70”, pohon kuratori Spieker. Më tej gjatë fjalës së tij kuratori tha se së bashku me arkitekten Johana Meyer-Grohbruegge e konceptuan ekspozitën si një hapësirë, ku punët e Ruth Ëolf-Rehfeldt shfaqen në 24 vitrina ekspozuese.

“Të gjitha së bashku rikrijojnë një ndër imazhet të prodhuara nga vetë artistja”, vijoi kuratori Spieker. Drejtori i GKA-së, Erzen Shkololli falenderoi Ambasadën Gjermane për mbështetjen e tyre në këtë ekspozitë në kuadër të “Tetorit gjerman”. Ai pohoi se kjo mbështetje e ambasadës dhe veçanërisht e ambasadores gjermane znj. Sussane Schutz ishte thelbësore për të sjellë për herë të parë në Tiranë veprat e artistes Ruth Ëolf-Rehfeldt, e cila është një ndër përfaqësueset më të rëndësishme të lëvizjes artistike të artit postar. Martina Held, përfaqësuese e Ambasadës Gjermane përmendi faktin që prezantime të tilla, në kuadër të “Tetorit gjerman” i shërbejnë dialogut ndër-kulturor midis dy vendeve. Ekspozita që do të çelet sot në katin e tretë në GKA do të qëndrojë për publikun deri në datë 12 janar të vitit që vjen.Në tekstin kuratorial bëhet me dije se Ruth Ëolf-Rehfeldt është një artiste gjermane, që njihet kryesisht për artin e saj me poezi pamore dhe art postar.

“Në fillim të viteve 70-të, pas punës së saj si piktore, ajo zgjedh makinën e shkrimit si mjetin kryesor për të prodhuar art. Përdor dy modele të ndryshme të makinave të shkrimit të tipit Erika të RDGJ-së duke kthyer germat e tyre standarde në valë dinamike, rrjedha simbolesh dhe struktura poezish të ndërtuara me presje, pikëçuditëse e shkronja. Në mesin e imazheve të saj arkitekturale, shpesh herë dallojmë kulla dhe kafazë: Ëolf-Rehfeldt nuk e fsheh faktin se ndjehej e kufizuar nga mbikëqyrja e rreptë e regjimit nën të cilin jetonte. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 07:28

Teatri Metropol bën me dije se shfaqja premierë “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” është e fundit për këtë vit.

Postuar: 19/12/2018 - 07:27

Artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj janë bërë bashkë për të sjellë në skenë shfaqjen “R

Postuar: 19/12/2018 - 07:25

Problemet me trashëgiminë kulturore janë të mbartura prej vitesh, por dhe tani institucionet nuk

Postuar: 18/12/2018 - 07:32

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi Laboratorin e ri Qendror të Restaurimit si struktur

Postuar: 18/12/2018 - 07:31

Veprat muzikore të gjashtë kompozitorëve të njohur shqiptarë erdhën në një mbrëmje koncertore në

Postuar: 18/12/2018 - 07:29

Galeria Kombëtare e Arteve është si një institucion inegzistent për artistët.

Postuar: 16/12/2018 - 07:48

Artistët e teatrit të Operës dhe Baletit me veprën “Carmen” në skenën e teatrit të Be