
Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia”, një reflektim mbi artin dhe zanatet e punimit të një objekti ikonik të banesës shqiptare

Shkruar nga Julia Vrapi 20 Maj 2022

Jorgani, objekti simbolik i familjeve shqiptare, por jo vetëm. Dekorim e hijeshi, që krenarisht familja e “ekspozonte” përballë kujtdo që vizitonte banesën. Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia” kuruar nga Dorina Xheraj u hap për publikun në “MuZEH Lab”, ku ishin të pranishëm artistë, piktorë, qytetarë dhe përfaqësues nga ambasada franceze, atasheu kulturor z. Pierre Raynaud. Qepur me dorë, durim e fanatizëm nga artizanët, kjo praktikë gradualisht ka shkuar drejt zbehjes, e tashmë brezat kujtojnë përmes tij nostalgjinë e fëmijërisë e kureshtjen e fëmijës për ta prekur si të ishte një “vepër arti” e familjes së thjeshtë shqiptare. Kuratorja Dorina Xheraj shprehet se ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia” reflekton mbi artin dhe zanatet e punimit të një objekti ikonik të banesës shqiptare. “Këndvështrimi ynë përkonte tek jorgani si fuqizues midis traditës dhe artit. A mund të ripërtërihet tradita, duke e risjellë atë si element inovator që merr kuptime të shumëfishta me kreativitetin, por që njëkohësisht na kthen pas në nostalgjinë e fëmijërisë si objekt gati i ndaluar. Lidhja midis jorganit lidhet edhe me proverbat shqiptare, duke na reflektuar fuqinë komunikative në fjalët e urta, të cilat ne i sollëm përmes interpretimit të trashëgimisë”, shprehet kuratorja Xheraj. Ekspozita “Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia” ka të ekspozuar dhjetë jorganë atllasi me ngjyra të ndryshme. Kuratorja e ekspozitës Dorina Xheraj thotë se për ti prezantuar ato në ekspozitë kanë pasur në vëmendje dhe historitë që kanë. “Për jorganët ne kemi bashkëpunuar me komunitetin e qytetarëve durrsakë, duke i kërkuar huazimin e tyre dhe historitë që mbartin”, tregon më tej Xheraj.
Ideja e ekspozitës
Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia” u mirëprit nga të pranishmit në hapje të saj dhe po vijon për publikun në muze. Kuratorja Dorina Xheraj thotë se ideja e saj lindi si nevojë për të dokumentuar jorganët si element i kujtesës sociale. “I humbur prej përdorimit, dhe për të nxitur rininë drejt njohjes, e kuptimit dhe mesazheve sociale që kanë ardhur në trashëgiminë shpirtërore përmes proverbave: shtriji këmbët sa ke jorganin; për pleshtin djeg jorganin; puna e rinisë jorgan i pleqërisë; kafja pa duhan si gjumi pa jorgan. Ne patëm objektiv bashkimin e kujtesës sociale dhe trashëgimisë shpirtërore si frymëzues për artin dhe interpretimin e trashëgimisë”, nënvizon kuratorja Dorina Xheraj. Ky projekt u mbështet nga “Balkan Museum Network”. Ekspozita u hap më datë 18 për publikun dhe vijon deri më 21 maj. “MuZEH Lab” u themelua në vitin 2021, sipas Xherajt me qëllim advokimin për muzetë dhe afrimin e individëve me trashëgiminë dhe kulturën. Në këtë muze ku po qëndron hapur ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia” herë pas here zhvillohen edhe aktivitete të tjera, ku nuk mungojnë dhe takime e biseda të ndryshme me artistë të ftuar.
Më të lexuarat


Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie", reflektim mbi çështje të hapësirës publike në Tiranë duke trajtuar tema të kujtesës individuale dhe kolektive

Studimet letrare, studiuesit në një konferencë shkencore

Bashkim Kozeli: Drama shqipe do stimulim ligjor jo fjalë, përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës që duhet të vërë rregull në teatër për veprat teatrore

Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar, akademikët vlerësojnë studimet dhe veprat

GAT një memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Artistëve Vizual të Kosovës për aktivitetet, në plan dhe Muzeu i Tiranës si muzeu i shqiptarëve

Margariti: Abigeila Voshtina të jetë në lartësinë e duhur për të ngritur cilësinë artistike të teatrit

Neritan Ceka: Shteti neglizhent ndaj arkeologjisë dhe lihen mënjanë arkeologët shqiptarë, Muzeu Historik Kombëtar të bëhet qendër muzeologjike kombëtare

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Margariti: Platforma kulturore si një urë komunikimi

“Kontrata” premierë në teatër , regjisori Ledian Gjeçi: Vepra ka një mesazh të fortë, i cili paralajmëron pasojat që sjell egoizmi ekstrem

Grupi “Duncreagan” me balada irlandeze, skoceze dhe shqiptare në Akademinë e Shkencave
