BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Kultura

Ekspozita “Këtu jam!”, me vepra të përzgjedhura nga krijimtaria e piktorit Vangjo Vasili

Ekspozita “Këtu jam!”, me vepra të përzgjedhura nga

“Këtu jam!” titullohet ekspozita personale e piktorit të njohur Vangjo Vasili. Në 23 tablo pikture, në këtë ekspozitë personale piktori ekspozon vepra të krijimtarisë së tij, që janë realizuar gjatë viteve të fundit. Një ekspozitë e kuruar me kujdes, ku tablotë me publiku i gjen në ambientet e Galerisë së Artit, pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec. Piktori Vangjo Vasili është një emër i vlerësuar në art me punën e tij ndër vite nga kritika dhe publiku, por në dhjetorin që lamë pas ai nuk mungoi me një ekspozitë personale, që e titulloi “Këtu jam”. Piktori tregon se titulli i ekspozitës ka një qëllim të caktuar. “Titulli “Këtu jam!” është vënë me një qëllim të caktuar, sepse vihet re që sot hidhet dritë vetëm mbi persona të caktuar dhe nuk bëhet hyzmeti i një të tëre, se çfarë roli ka një ekspozitë kur çelet nga një autor. Sidomos nga një autor që është i njohur dhe ka një krijimtari, ka një stazh pune, ka vite e vite mbi kurriz, të cilët mbeten gjithmonë në hije. Por kjo nuk e dëshpëron krijuesin, përkundrazi i jep atij spunto për të thënë fort: këtu jam, këtu do të jem”, thotë piktori Vangjo Vasili. Ekspozita u hap më datë 19 dhjetor dhe do të qëndrojë deri më datë 7 janar të 2021, në Pogradec. Piktori Vangjo Vasili thotë se janë punime në pikturë, që janë bërë gjatë 5-6 viteve të fundit, ku ai i sjell në këtë ekspozitë personale. “Unë zakonisht nuk kam qenë pretendent për të bërë shpesh ekspozita, për arsye sepse kur duhet të bëj ekspozitë duhet të them diçka më shumë nga çfarë kam thënë. Në rast se në të kundërt nuk ndodh realizimi i vlerave në ato që ke bërë, atëherë më mirë lëri ato që ke bërë se sa të bësh një tjetër për qëllime të tjera. Unë nuk kam qëllime të dyta. Qëllimi im është arritje dhe transmetimi i arritjeve të mia tek të tjerët. “Këtu jam!” është ekspozitë me 23 punime në pikturë. Me vepra të përzgjedhura e kuruar mjaft mirë, me shumë kujdes dhe jo të dendur, për arsye që të shijohen punët e saj. Është një ekspozitë elitare”, tregon ai.

 Piktura ndër vite

Piktori Vangjo Vasili ka marrë vlerësime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit me veprat e tij. Piktori shprehet se piktura është ndjesi, është brendi, nuk është pamje. “Unë kam ndjekur një trajektore, i kam besuar asaj që çfarë do të dalë nga unë. Reagimit tim përballë asaj që shoh. Prandaj punët e mia kanë një të veçantë. Kështu dhe me portretet, me tablotë kompozicionale që kam realizuar, që janë të natyrës shpirtërore. Ato thonë çka ndjej unë dhe si reagoj unë ndaj realitetit. Atë dua ti transmetoj të tjerëve”, thotë piktori. Pas Pogradecit ekspozita do të vijojë dhe në Vlorë, ku mund të ketë ndryshime në vepra, por baza sipas piktorit mbetet e njëjtë. Piktori Vangjo Vasili kreu studimet në Akademinë e Arteve ku është diplomuar në Grafikë në vitin 1973. Ai njihet për peizazhet e veçanta dhe stilin po kaq karakteristik që zotëron. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare si: Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Egjipt, Turqi, Itali, Francë, Austri, Rumani, Gjermani, Bullgari, etj. Gjithashtu veprat e tij gjenden në shumë koleksione private te botes por dhe në institucione te ndryshme shtetërore te këtyre vendeve, si dhe në Suedi, Luksemburg, Uells, SHBA, Kanada, Argjentinë, Belgjikë, Spanjë, Maltë, etj. Vangjo Vasili është nderuar me çmime si brenda, por dhe jashtë vendit. Çmimi i tretë në gravurë në ekspozitë kombëtare në Tiranë më 1976. Çmim i dytë dhe i tretë në portret në vitet 1983-1984 në Tiranë. Çmim i dytë në peizazh më 1986. Gjithashtu ai ka fituar medaljonin e Bienales së Aleksandrisë për përfaqësim dinjitoz. Medaljonin e Bienales së Ankarasë, diplomë nderi nga Instituti i Monumenteve dhe i Kulturës dhe Historisë së Artit në Stokholm, diplomë nderi në koloninë e artit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, etj. Disa nga kryeveprat e tij janë: Plaka dhe Dimri, Mëngjes në rrugicë, Autoportret, Fund dite, Dëbora e parë.