
“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë? Manja paralajmëron 'tërmet' në nivele të larta: Do t’i bëjmë publike sapo të kemi…

Ekspozita "Kongresi i Lushnjes" në GAT, Abaz Hado: Në planin tonë edhe aktivitetet e karakterit historik

Shkruar nga Julia Vrapi 27 Janar 2022

Vendimet e Kongresit të Lushnjes apo dhe materiale të tjera të shoqëruara me fotografi janë pjesë e ekspozitës “Kongresi Lushnjes”. Ekspozita hapet sot në Galerinë e Artit Tiranë, me rastin e 102-vjetorit të organizimit të këtij kongresit. Ekspozita vjen si bashkëpunim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave me Galerinë e Artit Tiranë (GAT). Dokumentet që do të prezantohen në këtë ekspozitë do të jenë në formën origjinale, të cilat ruhen në thesaret që mban Arkivi Qendror Shtetëror. Tema e dokumenteve të prezantuara është e fokusuar tek organizimi i Kongresit të Lushnjes, procesverbalet e secilës mbledhje me vendimet përkatëse, emrat e delegatëve, qeveria e parë e dalë nga ky kongres, aktet e para zyrtare, dhe sigurisht ai i caktimit të Tiranës si kryeqytet i përkohshëm. Këto dhe shumë materiale të tjera, të shoqëruara dhe me fotografi që ruhen në fototekën e arkivit do të prezantohen sot për publikun kryeqytetas në Galerinë e Artit Tiranë. Kjo është ekspozita e dytë që hapet këtë vit në GAT dhe është në vijim të veprimtarisë së këtij institucioni kulturor në kryeqytet. Drejtori i GAT dr. Abaz Hado thotë se të tilla aktivitete si ekspozita që hapet sot kanë edhe një efekt marketingu. “Janë aktivitete të ndërmjetme, që ne i kemi në planin tonë që të jenë të karakterit historik, që nuk kanë lidhje direkt me artin. Por thithin interesin e publikut, që vjen për të parë dokumentet në ekspozitë dhe ndërkohë sheh dhe veprat e artit. Pra ne kemi efekte marketingu që i bëjmë këto aktivitete, që kanë impakt tek publiku”, thotë drejtori dr. Abaz Hado rreth kësaj ekspozite.
Interesi i publikut
Ekspozita "Kongresi i Lushnjes" do të hapet sot në GAT, por drejtori Abaz Hado shprehet se kjo ekspozitë është në vijim të bashkëpunimeve që kanë pasur dhe më parë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Sipas tij janë bashkëpunime të suksesshme. “Ka kuriozitet, sepse janë dokumente që disa publikohen dhe për herë të parë dhe janë të panjohura e kanë interesin tek publiku. Kemi bërë bashkëpunime dhe herë të tjera me arkivin dhe kemi pasur sukses sa i takon vizitorëve”, thotë dr. Abaz Hado. Kongresi i Lushnjes ose zyrtarisht Mbledhja Kombiare Lushje i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash dhe në krye ishte Aqif Tapalloi, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Kongresi i Lushnjes kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Në kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë.
Më të lexuarat


“Sezoni i filmave klasikë” në Festivalin e Kanës, AQSHF me filmin “Koncert në vitin 1936” prodhim i vitit 1978

Akrobatja Fiona Rushiti: Performancën e re e kam lidhur me historinë e jetës time

Agim Janina: Mospasurimi i fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve ka krijuar një humnerë të madhe, duke e ndalur pasqyrimin e artit deri në ditët tona

Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino

Koncerti kushtuar pianistes së parë shqiptare Lola Gjoka bën bashkë artistët

Ansambli Popullor, një tur në qytetet turistike të vendit, nis nga Saranda

Debati për parkun e Butrintit në Akademinë e Shkencave, studiuesi Auron Tare: Ju që keni firmosurdo t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat Butrintin

Parku kombëtar i Butrintit, Margariti: Të shtohen shërbimet

Marrëveshja për Butrintin, arkeologu Apollon Baçe: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni, parkun po ua japim të tjerëve

Java e Kulturës Greke, një koncert për publikun në Tiranë
