BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozita “Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit kombëtar", me rrugëtimin e përpjekjen e rilindasve për alfabetin e gjuhës shqipe

Ekspozita “Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit

Ekspozita "Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit kombëtar" u çel të mërkurën në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar. Një ekspozitë retrospektive, që u çel në kuadër të muajit “Nëntori i Lirisë” dhe në përkujtim të 112-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Kjo ekspozitë vjen si një pasqyrim i përpjekjeve të shqiptarëve për të pasur një alfabet dhe për ti dhënë frymë fjalës shqipe. Për vizitorët janë të ekspozuara disa nga alfabetet, të cilat përdoreshin përpara se të mblidhej Kongresi i Manastirit. Një pjesë tjetër e ekspozitës “Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit kombëtar” pasqyron jetëshkrimet e disa prej anëtarëve të Kongresit të Manastirit, të cilët janë edhe të pasqyruar në Muzeun Historik Kombëtar si përshembull Mit'hat Frashëri, Shahin Kolonja, Sami Pojani, etj. Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të kësaj ekspozite drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se ekspozita “Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit kombëtar” u hap në një kohë të vështirë, por ajo i kushtohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë përgjatë shekullit XX. "Është një kënaqësi e veçantë për Muzeun Historik Kombëtar, që në këto kohë të vështira të hapjes së ekspozitave dhe të aktiviteteve kulturore, në kuadër të "Nëntorit të Lirisë", muajit të shpallur nga Ministria e Kulturës, të hapë ekspozitën kushtuar Kongresit të Manastirit, si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve përgjatë shekullit XX”, tha mes të tjerave në fjalën e tij drejtori Dorian Koçi. Ekspozita që u hap dje në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar vjen në vijim dhe të veprimtarive të tjera, që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe nga ky institucion, ku nuk kanë munguar dhe ekspozitat.

Kongresi i Manastirit

112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, ose Kongresi i Alfabetit, ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Ky kongres u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe. Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare. Kongresi u mbajt prej shoqërisë "Bashkimi" në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Sotir Peçi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse. Në këtë kongres u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

Më të lexuarat