Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita “Lejla” në Muzeun Kombëtar, 28 artistë bashkë me piktura, fotografi dhe skulptura

Postuar: 19/06/2018 - 07:45

Ekspozita “Lelja” në Muzeun Historik Kombëtar u hap me punët e 28 artistëve. Këtë herë ata u prezantuan me punë të ndryshme arti, pikturë, fotografi, skulpturë, instalacione, etj. Ekspozita me organizatore Daniela Malile në bashkëpunim me kuratoren e artit Ila Selo solli për publikun e gjerë vepra arti, ku një pjesë e tyre u prezantuan për herë të parë. Kuratorja Ila Selo tregon se kjo ekspozitë u krijua për të sjellë te publiku emocionin e vetë artistit me veprat e tyre që ishin tashmë të lira në zgjedhje. “Gjithsecili ka ofruar imazhin perceptues të shpirtit artistik. Rruga drejt artit sa vjen dhe rritet dhe si e tillë kjo ekspozitë ofron një gamë të gjerë punimesh si nga skulptura, piktura, video art, fotografi etj. Duke qenë se të gjithë bashkë ne formuam një grup, atëherë krijuam një formë, krijuam një vëllim, perceptuam një ngjyrë”, tregon kuratorja Selo. Sipas saj duke qenë se kishte një larmishmëri ngjyrash, formash, imazhesh u bënë kërkime mbi atë se çfarë është e përbashkët. “Ngjyra ultra-violet është një ngjyrë intensive, introspektive dhe madje edhe pak magjike. E aftë të komunikojë origjinalitetin, zgjuarsinë dhe një mendim. Është një ngjyrë enigmatike, e cila gjithashtu simbolizon kundërkulturën dhe frymëzimin artistik”, tregon artistja dhe kuratorja Ila Selo. Këtë herë ekspozita “Lejla” përmban punët e 28 artistëve të ndryshëm, emra të cilët dhe më herët janë prezantuar për publikun. Por këtë herë ata vijnë me “Lejla”. Sipas kuratores,  historikisht kjo nuancë ka pasur karakter shpirtëror dhe mistik. “Shpesh të lidhur me meditimin, e aftë për të nxitur energjitë dhe për të ofruar një horizont më të gjerë për ata që përpiqen të shpëtojnë nga valët e së përditshmes. Duke përfaqësuar metamorfozën simbolizonte edhe në kohët e Egjiptit të lashtë, ndërmjetësimin dhe komunikimin e njerëzve me perënditë ku ata besonin. Kalimin nga një gjendje në një gjendje tjetër. Lidhjet e kësaj bote me atë të përtejshmen, të panjohurën”, vijon të tregojë kuratorja ILa Selo, që gjatë këtij sezoni ka qenë e angazhuar dhe me të tjera ekspozita me artistët.

Puna me ekspozitën

Më tej ajo tregon se për ekspozitën “Lejla” ajo lidh me gjithçka që ata krijuan, metamorfozën e ngjyrave, kalimin nga thjesht bojë në vepër arti. “Është ngjyrë që për më tepër shfaq inteligjencë, dije, triumf. Ajo zgjon ndërgjegjen tonë, por edhe lartëson potencialet krijuese. Kjo ngjyrë stimulon shprehjen artistike dhe reflektimin shpirtëror, një nuancë intuitive, e cila na bën për të ecur përpara. Ndaj, ju them se kjo ekspozitë është për tu mos neglizhuar. Përveç gjithçkaje mbështetja e të gjithëve është hapi përpara drejt suksesit të artit”, vijon kuratorja Ila Selo. Por me ekspozitat që hapin herë pas here artistët nuk është shumë e lehtë. Puna e tyre me artin, aktiviteti krijues përballet me jo pak vështirësi. Kuratorja Ila Selo risjell në vëmendje punën që kanë bërë këtë herë artistët dhe tregon se vizitorët nuk kanë munguar. “Dua të them që jam shumë e lumtur që patëm publikun. Nuk e imagjinoja që do kishte sukses dhe ishte e vështirë ti mblidhja bashkë 28 artistë dhe 28 krijime të ndryshme, por shkoi shumë mirë. Ndoshta po të kishim kohën e duhur dhe mundësinë më shumë do ishte një ekspozitë më e bukur akoma. Vështirësi ka pafund si para dhe gjatë një ekspozite por janë gjëra që mundohemi ti kalojmë. Të gjitha punimet ishin mjaft interesante gjithsecila prej tyre shprehte një mesazh, një emocion”, vijon kuratorja Ila Selo për ekspozitën “Lejla”.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të animuar të viteve ‘90.

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E

Postuar: 19/09/2018 - 07:46

Orkestra e TOB zhvillon provat në sallën e Ministrisë së Kulturës, por edhe pse një situatë kalim

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.