BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Kultura

Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie", reflektim mbi çështje të hapësirës publike në Tiranë duke trajtuar tema të kujtesës individuale dhe kolektive

Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie", reflektim mbi

Ekspozita “Materie, Jo Materie, Kundër Materie” bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj. Vjen si një reflektim mbi çështje të hapësirës publike në Tiranë, por dhe duke trajtuar tema të tjera. Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor, Tulla - Culture Center dhe Beyond Matter BE prezantojnë këtë ekspozitë me vepra të reja nga dyshja HUNITI GOLDOX, Olson Lamaj dhe Valentina Peri të krijuara gjatë qëndrimit dy mujor në Tirana Art Lab. Kuratorja Adela Demetja shprehet se punimet jo vetëm që reflektojnë mbi çështje të hapësirës publike në qytetin e Tiranës, por edhe duke trajtuar tema të kujtesës individuale dhe kolektive, ekosistemit ujor dhe përshfaqjes së pushtetit në epokën virtuale. “Kjo ekspozitë është pjesë e projektit të bashkëpunimit “Beyond Matter. Trashëgimia kulturore në prag të realitetit virtual”, dhe bashkë-financohet nga programi Evropa Krijuese i Bashkimit Evropian”, thuhet nga kuratorja. Ekipi kuratorial dhe shkencor i ekspozitës përbëhet nga Corina Apostol, Philippe Bettinelli, Julie Champion, Adela Demetja, Lily Díaz-Kommonen, Felix Koberstein, Marcella Lista, Cvijeta Miljak, Lívia Nolasco-Rózsás. Kuratore e programit artist në rezidencë është Adela Demetja. Ekspozita në Tulla - Culture Center përfshin gjithashtu Ekranin Jomaterial, një stacion interaktiv për përjetimin e dy ekspozitave legjendare të së kaluarës: Les Immatériaux (Centre Pompidou, 1985) dhe Iconoclash (ZKM | Qendra për Art dhe Media Karlsruhe, 2002).  Ky instalim i ri përbëhet nga dy modele digjitale të paraqitur në një ekran përfshirës të bërë me porosi përmes të cilit krijohet një lidhje midis hapësirës virtuale dhe hapësirës reale. Ekspozita shqyrton mundësinë e risjelljes në jetë të ekspozitës përmes metodave eksperimentale të modelimit digjital dhe hapësinor. Bazë për këto raste studimore janë marrë dy ekspozita me synimin për të eksploruar ndikimin e informacionit kompjuterik dhe formësimin e realiteteve digjitale në të gjitha fushat e dijes.

Punët e ekspozitës

Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie" në Tiranë është në vetvete një ekspozitë hibride, ku veprat e reja që përdorin mjetet e realitetit të zgjeruar shfaqen në kombinim me reminishenca virtuale të ekspozitave të kaluara, duke shtruar pyetje rreth çështjeve aktuale dhe të kaluara dhe përfaqësimin e tyre në art, ndërkohë që i hapin rrugën një debati më filozofik rreth virtuales dhe fizikes. Olson Lamaj ka hulumtuar debatet aktuale rreth artit në hapësirën publike në Tiranë. Ai prezanton një seri fotografish nën titullin "Pixel dhe gjak", që paraqesin ndërtesa të rëndësishme si Pallati i Kulturës, Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe hotel “Tirana International” të vendosura rreth sheshit kryesor, që shënojnë identitetin e qendrës së qytetit prej vitesh. HUNITI GOLDOX është një dyshe artistike e përbërë nga Areej Huniti dhe Eliza Goldox. Në ekspozitë prezantojnë një instalim video tre kanalesh, projektor, ekrane, materiale të ndryshme, shkrim në tokë. Valentina Peri prezanton projektin e saj "I dashuri i saj u kthye nga lufta". Pikënisja e projektit të saj ishte zbulimi i arkivit të gjyshit italian nga Lufta e Dytë Botërore, i cili kishte shërbyer në Shqipëri dhe korrespondenca e dashurisë mes gjyshërve të saj gjatë asaj kohe. Qëllimi i këtij projekti është të riaktivizojë arkivin përmes përdorimit të Realitetit të Shtuar (AR) dhe të sjellë në jetë kujtimet individuale dhe kolektive. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 28 gusht.