BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x

Kultura

Ekspozita “Misionarja e bamirësisë” në Muzeun Historik Kombëtar

Ekspozita “Misionarja e bamirësisë” në Muzeun

Ekspozita “Misionarja e bamirësisë” u çel në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Me rastin e 25-vjetorit të kalimit në amshim të Shenjtes Nënë Terezë, Drejtoria e Arkivit në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA), organizuan hapjen e kësaj ekspozite. Të pranishëm ishin zëvendësdrejtori i arkivit fqinj, Muzafer Bislimi, kreu i DPA-së, Ardit Bido, drejtuesi i MHK-së, Dorian Koçi, si edhe qytetarë të interesuar. Fjala hapëse u mbajt nga Koçi, i cili vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe nënvizoi se kjo ekspozitë ka karakter përplotësues, pasi sjell aspekte të rëndësishme mbi Nënë Terezën dhe mbi aktivitetin e saj. Në fjalën e tij, Bislimi iu referua dokumenteve të ekspozuara për herë të parë për publikun, të cilat iu dhuruan DPA-së në format CD, në shenjë vlerësimi të ndërveprimit dhe të një premise të mëtejshme bashkëpunimi. “Paraqiten dëftesa nga koha kur Nënë Tereza ishte gjimnaziste në Shkup. Dokumenti më i rëndësishëm i përket vitit 1931, kur në regjistrimin e popullsisë, familja Bojaxhiu njihet për origjinën shqiptare, gjuhën amtare dhe për përkatësinë në fenë katolike”,  u shpreh Bislimi. Në daljen e tij për mediat, Bido e cilësoi si përbashkuese figurën e Nënë Terëzës, duke sjellë në vëmendje edhe tri dorëshkrimet e rralla të saj, të bëra publike dy vjet më parë, pas evidentimit të kryer nga DPA-ja gjatë procesit të përpunimit të fondit të Ramiz Alisë. “Është një figurë shumëdimesionale. Në këtë ekspozitë, ku kemi kontribuar me disa dokumente dhe foto, rrëfehet një panoramë e jetës së saj. Nënë Tereza ishte individ përbashkues. Është evidentuese e bashkimit tonë kombëtar. Nuk e mohoi, por e përmendte se ishte shqiptare. Pasazhi në shqip në dorëshkrimet e saj është domethënës. Aty shkruan për besëdhënie, që është karakteristikë e identitetit dhe e krenarisë tonë kombëtare. Po ashtu, shkruan për përçimin e dashurisë në botë, duke marrë kështu përmasa universale”, tha Bido. Aktiviteti u përmbyll me shfaqjen e një materiali filmik mbi vizitën e parë në Shkup të Nobelistes së Paqes në vitin 1978.