BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Kultura

 Ekspozita “Moti i madh”, me momente nga jeta dhe betejat e Skënderbeut

 Ekspozita “Moti i madh”, me momente nga jeta dhe betejat e

Ekspozita “Moti i madh”, e cila u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut mund të ndiqet virtualisht. MHK shprehet se ekspozita që u hap në janar të 2018 përmbante statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, me anën e të cilave vizitorët u njohën me momente nga jeta dhe betejat e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Objekti qendror i ekspozitës ishte kambana e Karpenit me tingullin e saj si gjurmë e kohës, e cila daton në vitin 1465. Po ashtu, përshkrimi i Arbërisë para pushtimit osman u pasqyrua nëpërmjet hartës me principatat shqiptare të kohës, bashkë me emblemat e tyre, fisnikët që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës, bashkimin politik dhe ushtarak më të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve. Ekspozita q mund të ndiqte virtualisht në faqen e muzeut në Facebook përmbante ekspoziturë, të cilat paraqisnin për vizitorët armë mesjetare si dhe libra të autorëve të ndryshëm dedikuar Skënderbeut. Projeksionet artistike me dokumentarë dhe imazhet nga filmi i “Skënderbeut” pasuruan këtë ekspozitë të veçantë gjatë gjithë hapësirës së hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar. Gjithashtu, në ekspozitë u paraqitën edhe dy letra të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat tregojnë bashkëpunimin e Skënderbeut me mbretëritë evropiane të kohës. Letra e Skënderbeut dërguar nga Kruja, më 8 gusht 1451 fisnikëve të Komunës së Qytetit të Sienës (Itali); letra e Skënderbeut dërguar nga Lezha, më 8 prill 1456, kardinalit të Fermos (Itali) Domenico Caapranicas. Figura e Skënderbeut mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i luftës me fitoret e tij legjendare dhe u bë krenaria për një të kaluar, të cilën donin t’a përsërisnin. Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit e në përgjithësi të opinionit publik evropian, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin mësime nga përvoja luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj.